Zjarri në Shëngjin vijon të jetë i fuqishëm, i afrohet zonës turistike Rana e Hedhun

4 Gusht 2020, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2020-08-04 13:31:40

Zjarri i rëndë prej disa ditësh tek mali i Renxhit vijon të jetë një vatër aktive e fuqishme. Ajo është duke iu afruar zonës turistike Rana e Hedhun në Shëngjin.

Zjarri ka një intensitet të lartë dhe favorizohet nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.