Zjarri përfshin katër banesa në Maliq, evakuohen banorët

29 Mars 2019, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2019-03-29 22:05:47

Një zjarr i rënë pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të Maliqit, ka përfshirë katër banesa. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesa ka pasur familjarë të cilët janë evakuar.

Zjarri ka rënë fillimisht në një banesë pas një inicidenti me një shishe benzinë, dhe është përhapur më pas edhe në tre banesat e tjera pranë saj.

Na vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Gjithashtu në zonën ku ka rënë zjarri ka shkuar dhe kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu