Zjarri përfshin kodrat e Mallakastrës, digjen 40 hektarë me ullishte dhe shkurre

16 Shtator 2020, 10:55

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë Mallakastër mesnatën e djeshme (15 shtator).

Deri më tani janë djegur 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre.

Zjarri ka nisur rreth mesnatës ndërkohë që intesiteti ka rënë, kjo dhe në sajë të punonjësve të zjarrëfikëses.

Sipas banorëve flakët kanë marrë përmasa të mëdha e duke iu afruar shtëpive.

 Terreni është i vështirë për ndërhyrjen e zjarrëfikseve. Ndërkohë disa zona në Fier janë nën pushtetin e flakëve.

Sipas zjarrfikëseve të Fierit zjarret kanë përfshirë kodrat e Gjorgozit në Cakran duke djegur shkurre e ferra duke rrezikuar edhe vreshtat.

Terreni është i thyer duke bërë të vështirë shuarjen e flakëve. Në ndihmë kanë shkuar përveç forcave zjarrëfikëse edhe banorë të zonës.