Zjarri përpin kurorën e Peqinit, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme zonë e gjelbër

21 Gusht 2020, 09:46

Një zjarr i madh ka mbërthyer mbrëmë kurorën e Peqinit, duke shkaktuar dëme pasi është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme zonë e gjelbër.

Flakët që kanë përpirë kurorën ka qenë të mëdha, ndërsa edhe vendosja në kontroll ka qenë e vështirë. Flakët patën kulmin e tyre rreth orës 20:00 të ditës së enjte, ndërsa deri në mëngjes kanë ardhur duke u vendosur nën kontroll.