Zjarri përpin kurorën e Peqinit, rrezikohen disa shtëpi! Në vendngjarje edhe zjarrëfikset e Elbasanit

21 Gusht 2020, 17:01

Një zjarr i madh ka mbërthyer mbrëmë kurorën e Peqinit, duke shkaktuar dëme pasi është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme zonë e gjelbër.

Flakët që kanë përpirë kurorën ka qenë të mëdha, ndërsa edhe vendosja në kontroll ka qenë e vështirë. Për këtë arsye ende zjarri vijon të jetë aktiv dhe po afrohet pranë disa banesave.Në ndihmë të zjarrfikësve së Peqinit kanë shkuar edhe zjarrfikëset e Elbasanit, por terreni i vështirë nuk favorizon punën e tyre për të shuar flakët.