Zjarri përpin pisha, vreshta e shkurre në Fushë Krujë, në rrezik disa banesa dhe një stallë

26 Gusht 2020, 17:59

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me pisha e shkurre në fshatin Picrrage në Fushë Krujë, pranë një fabrike çimentoje. Sipërfaqja e  djegur deri tani është mbi 10 dynym dhe zjarri rrezikon një stallë bagëtish, një vresht dhe disa banesa që ndodhen pranë.