Zjarri shkrumbon hambarin dhe mjetin bujqësor në fshatin e Elbasanit, digjet në fytyrë edhe pronari

22 Gusht 2020, 12:34

Një zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një hambar në fshatin Bujqës të Elbasanit. Siç duket edhe nga video hambari është shkrumbuar plotësisht, ndërsa është djegur edhe një mjet bujqësor.

Zjarri ka shkaktuar dëme edhe te pronari i hambarit, që është djegur lehtë në fytyrë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Elbasanit.