Zjarri shkrumbon lokalin në Pyllin Sodës në Vlorë

27 Dhjetor 2019, 20:10

VLORË- Një lokal në pyllin e Sodës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por siç shihet në video e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.

Flakët kanë shkrumbuar një pjesë të mirë të lokalit.  Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për neutralizimin e flakëve që të mos përhapen përreth pyllit.