Zjarrvënie e qëllimshme në Kavajë, flakët u afrohen banesave të fshatit

29 Gusht 2020, 14:57

DURRËS- Një zjarr ka rënë në Karpen të Kavajës. Si pasojë e zjarrit janë djegur arat e papunuara duke rrezikuar që flakët të afroheshin në fshat.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të pastruar tokën përpara sezonit kur ajo plugohet.