Zona turistike e Krujës e boshatisur, tur virtual në qytetin historik për ditët e vetëizolimit në shtëpi

17 Mars 2020, 11:43

Me përhapjen e shpejtë të koronavirusit në të gjithë Evropën, njerëzit kanë ndalur ritmin e tyre, kanë anuluar planet e tyre të udhëtimit, e shumë janë mbyllur në shtëpi që ky virus të mos përhapet.

Në shekullin XXI, kjo mungesë lëvizjeje është e barabartë me një mungesë lirie veprimi, sidomos në ditët e sotme kur destinacionet tona të dëshiruara janë një avion larg.

Për fat të mirë, bota virtuale është në anën tonë, pasi ka shumë gjëra që ende mund t’i eksplorojmë nga shtëpia dhe mund të zhytemi plotësisht në ato qytete që mezi presim t’i vizitojmë.

Për shembull, Kruja, qyteti i vogël, por plotë me histori ju mundëson turin virtual, ku mund të sodisni historinë dhe bukuritë e tij.

Kruja është epiqendra e kombit shqiptar,ku Gjergj Kastriot Skënderbeu, mbrojti vendin nga pushtimi otoman.

Muzeu Kombëtar, kushtuar heroit dhe i vendosur brenda Kalasë së famshme të Krujës, është muzeu më i vizituar në Shqipëri.

Muzeu Etnografik, i cili tregon mënyrën tradicionale të jetësës është një shtëpi e vërtetë e traditës së kësaj zone.