Zonja e shqetësuar: Ta dimë me emër e mbiemër kush është i infektuar, do ketë pasoja fatale

30 Nëntor 2020, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2020-11-30 12:16:45

Në emisionin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zonjë nga Shkodra ishte shumë e shqetësuar dhe tha se duhet të bëhen me dije me emër e mbiemër ata që janë të infektuar me Covid-19 sepse nuk e zbatojnë karantinën dhe dalin duke rrezikuar të tjerë. Telefonuesja e mbylli duke thënë se kjo situatë mund të shkojë edhe në pasoja fatale.