Zonja me COVID nga Karbunara flet me emra për mjeket, infermieret që po e kurojnë. E ashpër me politikanët!

28 Shkurt 2021, 12:06

Një qytetare nga zona e Lushnjes e infektuar me covid 19 ka telefonuar në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju”. Ajo ka përmendur me emra mjeket dhe infermieret e Karbunarës që po kujdesen për të dhe i është shumë mirënjohëse, por teksa është ndalur tek politikanët ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër. Të kenë turp që duan ende vota ka thënë ajo e ndërsa kërkon largimin e tyre nga politika. Fatmirësisht zonja ishte në gjendje të mirë!