Zonja propozon: Të pastrehët e tërmetit të akomodohen tek vilat në Gjirin e Lalzit

26 Nëntor 2020, 13:22 | Përditesimi i fundit: 2020-11-26 13:48:49

Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv komentoi fillimisht zgjedhjet në LSI dhe më pas foli për temën e ditës tërmetin e një viti më parë. Telefonuesja kishte një propozim konkret për kryeministrin Rama: “ Mos ndërto pallate të reja por të pastrehët e tërmetit dërgoji dhe akomodoi në vilat që ndodhen në Gjirin e Lalzit”.