Zonja rrëfen tmerrin që pa në urgjencë: Më hyri frika, s’më zinte gjumi natën

17 Nëntor 2020, 10:01

Një denoncim dhe rrëfim të fortë ka bërë mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zonjë. Ajo tregoi me detaje se çfarë i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek urgjenca kardiake ku çoi të vëllain të sëmurë me zemër. Zonja tha se tek urgjenca ka parë tmerr, vëllai i saj nuk mori shërbim dhe u largua pa u mjekuar. Atje shikoje vetëm makina me të vdekur tha telefonuesja e shqetësuar.