Zonja zbulon debatet FATORINO-UDHËTARË për maskën: Të rinjtë nuk çajnë KOKË për COVID-in

19 Gusht 2020, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2020-08-19 10:56:57

Të rinjtë nuk mbajnë maskë kur përdorin transportin publik. Ky është konkluzioni që ka arritur një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Madje zonja shkoi edhe më tej duke zbuluar edhe debatet mes fatorinove dhe udhëtarëve. Ajo foli edhe për masat anti-COVID që nuk zbatohen as në zyrat e shtetit.