‘Zonjat që bëjnë Shqipërinë’ në Report Tv, Julinda Dhame: Theva tabutë me Rally Albania, sot e lumtur që promovoj Tiranën

8 Nëntor 2018, 17:13

Zonjat që bëjnë Shqipërinë” vijon të jepet çdo të martë dhe të enjte në Report TV. Sot u transmetua puntanta e katërt ku prezantohet Julinda Dhame, drejtore e promovimit të Tiranë.

 Julinda Dhame, drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Tiranës; që bie në sy për flokët e kuq e rebelë, e për buzëqeshjen diellore që s’perëndon - sot mund të konsiderohet si zonja e hekurt e Bashkisë së Tiranës. Jo vetëm ku ishte fëmijë, por edhe kur po afronte të 20-at, në një moshë kur dëshirat dhe ëndrrat marrin jetë, Julinda Dhame nisi të merrte drejtime suprizuese për prindërit e saj. Julinda Dhame e nisi suksesin e saj të parë në një rrugë të pazakontë. Sot, kjo grua dhe nënë e energjike konsiderohet nga të gjithë ata që e njohin si thyerëse e normave të ngurta. Të gjithë e kujtojnë atë Julin “e çmendur” të Rally-t, siç shprehet dhe vetë ajo gjatë intervistës për emisionin “Zonjat që bëjnë Shqipërinë. Por ajo e ka në gen entuziazmin jo vetëm kur bënë gara me makina, por edhe kur merr në dorë punët e bashkisë. Me këmbënguljen, kurajën dhe përqendrimin e lartë në punët e detyrat e saj, Julinda Dhame i elektrizon të gjithë bashkëpunëtorët, jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por edhe në mbarë vendin, për realizimin e shpejtë dhe të saktë të projekteve.

Julinda Dhame, është vërtetë një zonjë që punon për Shqipërinë. Nëse ajo premton një projekt në ndihmë të Shqipërisë apo të Tiranës, pa frikë mund ta konsiderojmë të realizuar. “Ajo që unë po bëj dhe që do të bëj është që do të vazhdoj përsëri me promovimin e qytetit dhe të vlerave të këtij vendi, të vlerave të të gjithë neve dhe të njerëzve. Mua më ka lidhur puna dhe jeta me shumë njerëz të huaj, të cilët kanë edhe potencial jashtë vendit. Dhe kjo është. Unë dua të sjell artistë të huaj në Shqipëri, të promovoj Shqipërinë nëpërmjet këtyre artistëve, artistët shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe të përdor të gjitha lidhjet e mia për të promovuar të gjithë njerëzit e dobishëm në këtë vend. Gjithashtu kam edhe një gjë, që dua shumë t’i dedikohem femrave shqiptare dhe besoj që në të ardhmen do t’i kushtohem pikërisht kësaj”, premton Julinda. Me Julinda Dhamen, drejtoreshën e Përgjithshme të Promovimit në Bashki, Tirana ka qenë gjithmonë e më aktive në jetën sociale, sportive dhe kulturore.