Zotëria e lëshon gojën: Politikanë qelbësira, na ktheni paratë e vjedhura, dy fjalë edhe për Metën

24 Prill 2021, 09:10

Shumë i irrituar ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai i tha presidentit Meta që të flasë si kryetar i LSI-së dhe jo si president pasi kreu i shtetit përfaqëson gjithë popullin. Më pas ai nuk u përmbajt kur i cilësoi politikanët si qelbësira dhe t’i kthejnë popullit paratë e vjedhura.