Zotëria rrëfen 7 ditët tek Infektivi: Shërbim i shkëlqyer, familja presion që të mos shtrohesha

1 Mars 2021, 12:06

Për gjendjen në spitalet Covid foli një qytetar që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai rrëfeu me detaje 7 ditët që kishte kaluar tek Infektivi ku tha se shërbimi ishte i shkëlqyer dhe se tani është në gjëndje të mirë shëndetësore. Telefonuesi zbuloi se familja i kishte bërë presion të mos shtrohej në spital.