Zotëria rrëfen bisedën me shokun që kaloi Covid-in: Mungesa e oksigjenit çon në vetëvrasje

11 Nëntor 2020, 10:12

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues nga Devolli rrëfeu bisedën që ka bërë me një shokun e tij i cili e ka kaluar Covidin. I shtruar një muaj tek spitali Covid 2 zotëria i kishte zbuluar telefonuesit se shërbimi nga mjekët dhe infermierët ka qënë i shkëlqyer ndërsa komentoi edhe vetëvrasjet në këto spitale duke thënë: “Mungesa e oksigjenit në tru i dërgon pacientët drejt vetëvrasjes”.