Zotëria rrëfen tragjedinë familjare: Politika e drejtësia më grabitën pronën, do vetëvritem

17 Prill 2021, 09:21

Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zotëri nga Librazhdi i cili rrëfeu dramën ,tragjedinë e tij familjare. Telefonuesi tha se politika dhe drejtësia i kanë grabitur pronën dhe i kanë shkaktuar shumë probleme duke i arrestuar djemtë dhe atë po ashtu. Qytetari e mbylli komunikimin duke thënë se nëse nuk ka zgjidhje kjo situatë ai më mirë do vetëvritet se sa të përfundojë sërish në burg.