Zotërisë nuk i dalin llogaritë dhe pyet: Virusi del vetëm natën shëtitje, po ditën ku qëndron?

11 Shkurt 2021, 10:37

I shqetësuar nga situata me shifrat e pandemisë në vend ishte një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotërisë nuk i dalin llogaritë dhe pyet me habitje: Pse vetëm natën del virusi shëtitje, po ditën ku qëndron. Ai e mbylli mendimin duke thënë  se lokalet dhe autobusët janë problem i madh.