'Zoti qytetar ndaloni aty, mos lëvizni po vjen patrulla' / Ja droni që do patrullojë rrugët

13 Prill 2020, 12:49

Përveç forcave të policisë dhe të ushtrisë në terren, për të monitoruar nëse qytetarët shqiptarë po e respektojnë karantinën dhe fashat orare që lejohen për të dalë, mbi kokat e tyre do të jetë edhe droni! 

Policia e Shtetit prezantoi sot dronet për monitorimin e situatës. Janë 50 drone që do të jenë në patrullim në disa nga zonat kryesore, ndërkohë që edhe ku ka situata si grumbullime, droni me një audio do t'i bëjë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.