Zv. Presidenti i PPE: Jemi pro hapjes së negociatave! Partitë politike të gjejnë një konsesur

6 Mars 2020, 11:51

KORCE- Zv presidenti i grupit të Partive Popullore Europiane Andrey Kovaçev. ka folur nga Pusteci për çeljen e negoaciatave për Shiqipërinë. Ai tha se pozicioni i PPE do të jetë mbështetesë ndërsa shtoi se hapja e negociatave duhet të nisë, dhe ndërkohë të adresohen edhe problemet. Ai nuk pranoi të komentojë sulmet e vazhdueshme të presidentit Ilir Meta ndaj Reformës në Drejtësi ndërsa shtoi se partitë politike në Shqipëri duhet të bëhen bashkë për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave.