Zvarritja e zgjedhores, a duan PD-PS të ndryshojë sistemi? 3 pikat e 'nxehta' që ndajnë palët

24 Maj 2020, 15:45

TIRANË- Fillimi i vitit 2020 shënoi një kthesë të rëndësishme në përpjekjet për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Opozita e bashkuar, tashmë jashtë parlamentit  dhe çdo institucioni u ul në tryezë me mazhorancën, me synimin për të krijuar këshillin politik i cili do plotësonte një nga kushtet e Bundestagut, ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Por teksa fundi po afron, rruga drejt konsensusit duket ende larg. Depolitizimi i administratës, financimi i partive dhe listat e hapura ishin pikat që fillimisht sollën mosmarrëveshje mes palëve.