Zv/Ministrja Caka: Dy nivelet e shpërndarjes së ndihmave për të prekurit nga tërmeti

4 Dhjetor 2019, 22:22

DURRËS- Zv. ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka ka bërë një sqarim të plotë se si është rruga që çdo donacion për të prekurit nga tërmeti ka shkruar në rrugën e duhur. Në një lidhje direkte për emisionin 'Repolitix" në Report Tv, Caka ka deklaruar se të gjithë janë strehuar në hotele. Në çadra, janë vetëm ato banorë që kanë refuzuar që të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të lidhjes së gjënë e gjallë apo motive të tjera.

"Orientimi i Përgjithshëm është që askush nuk do të qëndrojnë në çadra. Ka qytetarë në zonat rurale që për shkak të lidhjes së fortë, me gjënë e gjallë, familjarët refuzojnë të shkojnë në hotele dhe për të mos ngarkuar ato psikologjik, i kemi pajisur me çadra. Ne kemi bërë deti më tani, kemi shpërndarë batanije dhe kemi biseduar me Kryqin e Kuq për soba për brenda çadrave. Kemi porositur cadra dimërore", tha Caka.Duke u ndalur një e nga një, Caka ka dhënë detaje se çfarë do të bëhet me paratw e mbledhura nga OJF në mënyrë private, për të cilën tha se do të ndiqet një program transparencë.

"Jemi të organizuar edhe me OJF, bëjmë mbledhje një herë në ditë ose dy ditë mbledhim shqetësimet.Sistemi i shpërndarjes së ndihmave do ketë dy nivele. Nëse OJF nuk ka infrastrukturë, do të çohet te rezerva e shtetit dhe pastaj Emergjencat Civile do e dërgojnë.  Nëse kanë infrastrukturë, psh nëse do të vijnë kamion nga Italia, do të komunikojnë me drejtuesin e njësisë Bashkiake.

Nëse do të janë ushqime, duhet të njoftojë AKU. Nëse shpërndahen në mënyrë të pakontrolluar, mund të jenë të skaduara. Për të shmangur këtë, duhet të njoftojnë AKU-në. Edhe me shoqërinë Civile jemi në kontakt të vazhdueshëm. Është e nevojshme të kemi kontributin e gjithë secilit, pasi tragjedi të tilla nuk mund të mbulohen vetëm nga shteti.  Në rast se ndihma që një biznes do të jap është kesh, ne duam të shmangim skema abuzive. Unë do të sugjeroja edhe bizneset të organizohen me njëri tjetrin dhe strukturat shtetërore, që të kemi një mbulim të përgjithshëm që të mos i japim dikujt më shumë dhe dikujt më pak.