Zyrat e EUROPOL në Shqipëri, Lamallari: Jemi më afër Bashkimit Europian

11 Korrik 2019, 18:18

I ftuar në studion e lajme të Report Tv, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar lëvizjen më të fundit të EUROPOL. Këta të fundit kanë hedhur një hap më shumë bashkëpunimi me Shqipërinë duke hapur zyrën e saj në vendin tonë.

Sipas Lamallarit, tashmë Shqipëria është më afër Bashkimit Europian, pasi duke u afruar institucionet afrohet edhe integrimi në BE.  

"Bashkëpunimi ka një aspiratë të veçantë për ne. Jo vetëm në aspektin praktik që do të bëhet me shkëmbimin  e informacionit, analiza financiar ekonomike, që kanë të bëjnë më trendet e kriminalitetit, trafikim e drograve dhe krimeve ndërkufitare. I gjithë ky bashkëpunim është një hap më pranë për tu bërë pjesë e BE. Rritja e kapaciteteve me standarde Europian bën që Shqipëria të jetë dhe të rris besimin në sytë e partnerëve. " ka thënë ndër të tjera zv.ministri i Brendshëm.