TIRANE-Rreth 985 milionë euro është fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa rindërtimi kërkon edhe rreth 90 milionë euro më shumë, që shkon në total rreth 1.08 miliard euro. Me këtë faturë qeveria shqiptare do të shkojë në 17 shkurt në Bruksel ku do të zhvillohet konferenca e donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la mijëra të pastrehë dhe 51 viktima. Në raport theksohet se shumica e humbjeve dhe dëmeve janë regjistruar në sektorin e banesave, që kap shifrën e rreth 696 milionë eurove, pasuar nga sektori prodhues rreth 150 mln euro dhe sektori arsimor me rreth 72 mln euro.