Zyrtare! Grupi Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin dhe vendos Murrizin kryetar (Dokumenti)

14 Maj 2020, 15:25

TIRANE- Tashmë është zyrtare, Rudina Hajdari shkarkohet nga posti i kryetares së grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në vendin e saj është vendosur Myslim Murrizi. Dokumenti që ka siguruar Report Tv mban datën 12 maj. Nga 9 deputetë të grupit, e vetmja që ka munguar ka qenë Fatjona Dhimitri, 7 deputetë votuan pro shkarkimit të Hajdarit. 

E pranishme në mbledhjen që u shoqërua me debate të forta dhe akuza ka qenë edhe vetë Hajdari. Arsyeja e shkarkimit sipas deputetëve është mostransparenca për grupin lidhur me atë që po ndodh në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Pra shkarkimi është bërë një ditë përpara se të mblidhej Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore.