Zyrtare/ La skuadrën për shkak të frikës ndaj COVID-19, Partizani shkarkon Adolfo Sormanin

13 Korrik 2020, 20:42

Klubi i Partizanit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen për herë të dytë të marrëveshjes me trajnerin Adolfo Sormani. Ky vendim i kampionëve në fuqi vjen pas refuzimit të italianit për të drejtuar skuadrën në ndeshjen derbi me Tiranën, para se cilës 5 lojtarë të kuq rezultuan pozitiv me koronavirus. Së bashku me Sormanin janë larguar edhe dy pjestarë të stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.