Zyrtare/ Mbyllet marrëveshja me klubin suedez, Partizanit i largohet ‘ylli’ i skuadrës

17 Dhjetor 2019, 15:17

Jasir Asani që prej janarit nuk do të jetë më futbollist i Partizanit. Ka qenë vetë klubi i kuq që me anë të një njoftimi ka bërë të ditur që mëngjarashi do të transferohet në Suedi te klubi i AIK Stokholmit. 24-vjeçari do të largohet në formë huazimi, ndërsa në fund të sezonit mund të blihet për fundimisht. Asani në dy vitet që kla qëndruar te Partizani është konsideruar si një nga futbollistët kryesorë të skuadrës.

ZYRTARE
JASIR ASANI TRANSFEROHET TE AIK STOKHOLM

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez. Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.
Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.