Zyrtare, qeveria zbulon shumën nga tërmeti i 26 nëntorit: Dëmi është 985 milionë euro

5 Shkurt 2020, 09:52

TIRANE-Sot qeveria do të zbulojë faturën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi në orën 09:30 të paradites së sotme do të mbajë konferencën, ku do të bëjë publik raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit.

Të pranishëm do të jenë dhe ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fatura paraprakisht llogaritet në një miliard euro, por sot do të zyrtarizohet.Më 17 shkurt në Bruksel do të zhvillohet konferenca e donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.Ministri Bledi Çuçi deklaroi se "Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit u prekën 202291 persona nga 11 bashki të vendit. Një kontribut i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Vetëm një javë pas tërmetit qeveria kërkoi mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe BB për një proces për të identifikuar dëmet dhe nevojat. 60 ekspertë të huaj dhe vendas dhe zyrtarë shqiptarë e përfunduan raportin në 30 janar. Është punuar me ritëm të lartë. 50 mijë ndërtesa  verifkuan dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. U zhvilluan edhe katër anketa për nevojat socio-ekonomike. Dëmet janë 98574906, por dokumenti nuk është shterues".

    No videos found.