Zyrtare/ Skënder Gega rinovon me Partizanin deri në 2020

22 Janar 2019, 13:19 | Përditesimi: 22 Janar 2019, 13:19

Ekipi i futbollit të Partizanit njofton zyrtarisht zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Tekniku 55 vjeçar dhe klubi kanë rinovuar sot kontratën mes palëve, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020.

Gega i cili mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni futbollistik, përgjatë gjysmës së parë të Kategorisë Superiore regjistroi një ecuri mjaft pozitive, duke siguruar edhe titullin simbolik “Kampion i Dimrit” në përfundim të dy fazave të kampionatit.

b.ha./Shqiptarja.com