Zyrtari gjerman ia thotë në sy Metës: Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni negociata

25 Shkurt 2020, 22:01

TIRANË- Në fjalimin e mbajtur gjatë dekorimit nga Presidenti Ilir Meta, zyrtari gjerman Hans- Joachim Falenski nuk i ka kursyer kritikat për mungesën e funksionimit të institucioneve dhe problemet me lirinë e mediave dhe standardet ligjore në Shqipëri. Gjatë takimit ai është shprehur se nuk duhet të luhet me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.