Zyrtari i PD bën denoncimin e fortë: Basha vuri kandidat për deputet në Devoll njeriun që donte të më vriste!

9 Mars 2021, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 23:13:55

Kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht, Ani Merolli ka bërë denoncime të forta për kreun e PD, Lulzim Basha se ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale dhe se ai i ka paguar persona për t'i bërë atentat Merollit disa kohë më parë. Merolli shkruan Basha organizoi atentat dhe pagoi 3 banditë që ta godisnin atë më dru në kokë. Merolli shkruan se ai që u pagua nga Basha për atentatin sot është kandiduar për deputet në Devoll.

Merolli ka bërë një status të gjatë në Facebook ku tregon se mungesa e demokracisë brenda PD dhe lidhja e saj me krimin, kanë bërë që sot ai të jap dorëheqjen nga posti që mban pasi nuk mund të bëhet pjesë e "mamuthëve të korrupsionit, ushtarët e krimit të organizuar, qofshin këta edhe lidera". Merolli shkruan se farat e këqija kanë zënë rrënjë që nga Basha dhe për ta shpëtuar PD duhet që largohet ai."Kryetari Basha e ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale, tek pushtetarët tanë më të degjeneruar, tek abuzuesit dhe dhunuesit. Nuk është se nuk e dinte, nuk e kanë gënjyer, nuk ia kanë servirur sapunin për djathë.  Ju të gjithë e dini që kandidati për deputet i z. Basha para pak kohesh mua personalisht më ka organizuar atentat. Një grup prej tre banditësh të paguar prej tij më kanë goditur me dru në kokë. Mjekët më konfirmuan se kam shpëtuar rastësisht jetën, vetëm për shkak të fatit së druri kishte kapur 2 cm larg trurit. Kryetari Basha kishte shitur Devollin, nuk i dhimbseshin demokratët e kësaj zone, nuk i bëhej vonë se i zbulohej aleanca me krimin, nuk turpërohej se i lexohej hipokrizia. Atentatori që donte të më merrte jetën nuk mundet të më përfaqësojë mua si kandidat për deputet. Nëse ai ka mbështetjen kryetarit Basha, atëherë edhe Basha nuk mund të më përfaqësojë si lider", shkruan ndër të tjera Merolli