Zyrtarizimi i listave, tensione te mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, i pranishëm Agron Kuliçaj

9 Mars 2021, 22:01

Pas zyrtarizimit të emrave dhe dorëzimit të listave në KQZ, mbrëmjen e sotme është mbledhur kryesia e PD në Vlorë së bashku me kandidatët.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja po zhvillohet me tensione në një lokal prej rreth 3 orësh dhe se disa kandidatë po diskutojnë edhe mundësinë e dorëheqjes. Kjo vjen si pasojë e pakënaqësisë për listat e kandidatëve që nxori kreu i PD Lulzim Basha.Në këtë mbledhje është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.