Zyrtarizohet emri i stadiumit të ri kombëtar

14 Nëntor 2019, 22:13

“Air Albania Stadium” tashmë është zyrtarisht emri i stadiumit të ri kombëtar. Mes disa firmave që ishin në garë, Federata Shqiptare e Futbollit zgjodhi kompaninë ajrore të fluturimeve, e cila do të paguajë 650 mijë euro në vit.

Federata do të përfitojë 3.2 milionë euro për pesë vitet e ardhshme. Logoja e “Air Albania” u vendos në stadiumin e ri mbrëmjen e sotme. Ndërkohë që ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri Shqipëria do ta zhvillojë pas tre ditësh përballë Francës.