-
Raporti/ Doganat në 9 muaj humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat doganore
Afro 63 milionë euro është dëmi i shkaktuar në buxhet nga zhvlerësimi i euros dhe i dollarit në vetëm 9-mujorin e këtij viti. Në raportin e fundit, drejtoria e Doganave thotë se pavarësisht ecurisë pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ndikuar edhe prej rritjes së çmimeve, kursi i këmbimit ka dhënë efekt negativ.
-
Fund ligjit të Investimeve Strategjike, gati projektligji i ri: Prona shtetërore në dispozicion të investitorëve pa garë! Investimet u fokusuan në turizëm, jo në sektorë që 'prodhojnë' para!
Ligji i shumëdiskutuar për Investimet strategjike, do të pushojë së ekzistuari në fund të këtij viti. Qeveria ka hedhur për diskutim draftin e një norme të re ligjore e cila do të përfshijë në një të vetme edhe çështjen e investimeve të huaja. Projekti parashikon ndarjen e vendit ne 3 zona, sipas potencialit të tyre të zhvillimit. Në mbi 10 vjet, ligji për investimet strategjike tërhoqi më shumti financime për turizmin, pa efekt në sektorin e prodhimit
-
Vetëm bizneset e vogla raportojnë deri tani 18 mln lekë të reja dëme nga vandalizmi në protesta, ende s'ka filluar llogaritja për shkatërrimet e pronës publike apo bankat
Ndërkohë që dëmi parashikohet të jetë shumë i madh në pronën publike, dhe jo financiar por edhe në dokumente. Janë djegur kosha pa fund, shkulur pllaka, shkatërruar semaforë, stacione autobusë, kangjella ndarës të rrugëve, djegur stola e pemë etj
-
'Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit', Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s'janë pjesë e një qeverie! Institucionet të gjejnë zgjidhje me dialog
Zhvillimet e këtyre ditëve në kryeqytet me dhunë dhe pasiguri që përcillen nga mediat ndërkomëbtare po dëmtojnë imazhin e vendit dhe ndikojnë negativisht në sektorin e turizmit. I shqetësuar mbi këtë situatë, Unioni Turistik i Shqipërisë u bën thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe qeverisë të gjejë zgjidhje për kthimin në normalitet.
-
Protestat e dhunshme, eksperti i ekonomisë Danaj: Nuk i duheshin Shqipërisë! Po vazhduan, pasojat do të jenë afatgjata! Kjo është një revoltë e rrezikshme
Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj i quan tejet të rrezikshme sulmet e protestuesve ndaj bankave, ndërsa shpjegon se zgjatja e kësaj gjendjeje mund të stepë investitorët e huaj apo dhe institucionet që mbështesin Shqipërinë me projekte.
-
Thatësira ul me afro 5 metra nivelin e Fierzës brenda tetorit, rrezikohet prodhimi i energjisë! Importet i kanë kushtuar KESH-it 114 mln euro këtë vit
Bien ndjeshëm prurjet në kaskaden e lumit Drin. Situata po reflektohet kryesisht ne Liqenin e Fierzës, ku niveli këtë fundjavë shënon kuoten e 262 metra mbi nivelin e detit.
Rënia e ndjeshme e prurjeve dhe thatësira e zgjatur kanë shtuar shqetësimet për prodhimin e energjisë elektrike dhe nevojën për importe nga tregjet e huaja. Në fillim të muajit tetor, niveli i Fierzës ishte 266.95 metra, ndërsa aktualisht ka zbritur me afro 5 metra të tjerë. Krahasuar me kuotën maksimale prej 296 metrash, liqeni ndodhet rreth 34 metra posht kuotës maksimale.
-
Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s'janë cënuar! Bizneset: Do detyrohemi të vetëmbrojmë pronën! Pezullohet transporti në Tiranë e Kamëz
Protestat e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin kanë detyruar bankat që të mbyllin aktivitetin e tyre në disa prej degëve kryesore, teksa kërkojnë marrjen e masave urgjente nga institucionet përgjegjëse. Të njëjtën thirrje e pati dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë së bashku me 8 shoqata të bizneseve.
-
Raporti/ Kreditë me probleme ulen në 3.6% ose 36.8 mld lekë! Projektligji, kufizohet kostot e kredive të këqija që janë shitur
Në regjistrat e bankave në vend janë 36.8 miliardë lekë, në rënie me 892 milionë lekë krahasuar me vjet. Banka e Shqipërisë thotë se kredia e keqe preku një tjetër nivel të ulët historik në 3.66% në fund të muajit gusht.
-
Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €
Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 180 milionë euro, prej të cilave vetëm 57 milionë euro do të shkojnë për skemën kombëtare të bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërkohë, do të vijohet me kompensimin e TVSH-së me 10% për fermerët.
-
BSH bleu trefish euro më shumë se vjet, por rënia nuk ndalet! Në 6 muaj u blenë 663 mln €, vetëm për të ndalur zhvlerësimin ishin 476 mln €
Banka e Shqipërisë ka blerë në gjysmën e parë të vitit 663.6 milionë euro, me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Shifra, është gati 3 herë më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, pavarësisht ndërhyrjeve, euro nuk e ka ndalur rënien.
-
Ekspertët për buxhetin 2027: Vjen më social, por pa zgjidhje për bujqësinë dhe prodhimin
Ekspertët e ekonomisë shprehen në “Portofol”, se detajet e para të bëra publike për projektbuxhetin prej 10 miliardë euro, tregojnë që do të jetë më social.
-
Skema e re e bonusit të bebeve/ Ekspertët: Zgjidhja e duhur, por pagesat mujore për fëmijë në vlera të ulëta
Kalimi nga çeku në maternitet tek një pagesë mujore për çdo fëmijë deri në moshën 5-vjeçare vlerësohet pozitivisht nga ekspertët.
-
Projektbuxheti 2027, ku do të shkojnë paratë? Nga skema e re për mbështetjen e familjeve të reja, deri tek 35 mld lekë për pensionet, ekspertët: Është social por duhet të ishte më strategjik
Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë.
-
Fasoneria në krizë prej rënies së euros, përsërit 6 kërkesa drejtuar Qeverisë: Ulje të tarifave doganore dhe grante për teknologjinë
Ndërmarrjet e sektorit të manifakturës kanë vijuar turin e takimeve me bizneset në qarqe, duke u ndalur sot në Elbasan. Shoqata ka përsëritur kërkesën për ndërhyrje fiskale nga qeveria përmes 6 masave financiare.
-
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, guvernatori Sejko: Në muajt e ardhshëm pritet rritje e lehtë e inflacionit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit, pavarësisht se presionet nga rritja e çmimeve janë të larta. Guvernatori tha se ekonomia po rritet, por çmimet pritet të shtrenjtohen edhe më tej në muajit me vijim, ndaj banka mund të ndërhyjë për të rritur normën bazë.
-
Çmimet e ushqimeve po ‘godasin’ familjet, u marrin gati 40% të buxhetit! Më pak shpenzime për shëndetin e arsimin
Shtrenjtimi i ushqimeve po u kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe arsim.
-
Rama: 400 biznese në proces për “Dyfisho Sipërmarrjen”, miratohen 32 kredi me 5 mln euro
Programi ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet.
-
Pr.buxheti 2027 i kalon 10 mld €! Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5-10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç! 89.3 mld lekë për shëndetësinë, 76.5 mld për mbrojtjen
Buxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus tek shëndetësia dhe mbrojtja. Me buxhetin e ri do të riformatohet edhe skema e bonusit të bebeve, ku nuk do të jepet më një cek pas lindjes por do të jepet pagesë mujore deri kur të bëjnë 5 vjeç.
-
Shqipëria drejt tregut europian të startup, Italia partnere! Ambasadori Alberti: Bashkëpunim potencial me Milanon
Si një vend lider më fushën e inovacionit Italia pritet të jetë një partnere e rëndësishme e Shqipërisë për ta bërë vendin tonë pjesë të tregut europian të startup-eve. Këtë të martë, në Tiranë u mbajt një event i përbashkët mes Agjencisë Italiane të tregtisë dhe Ministisë së Inovacionit me qëllim për të fuqizuar Shqipërinë në këtë drejtim.
-
‘Specifikime që përjashtojnë konkurrencën’, lum ankesash ndaj garave të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, dhjetëra milionë euro të bllokuar në KPP
Kompanitë e përfshira në garë pretendojnë një trajtim të pabarabartë dhe përdorim të specifikimeve teknike për t’i skualifikuar. Shkon deri në 50 mln euro vlera e tenderëve të bllokuar.
-
Pas ndalimit të importit të mishit të shpendëve e gjedhëve nga Brazili në 'lupë' edhe i derrit! Salla: 2 raste me mish pule Brazili të kontaminuara, njëra sasi u shit para verifikimit
Më shumë se 68 mijë kontrolle ka kryer AKU në 8 muaj për të garantuar standardet e sigurisë ushqimore, prej të cilave më shumë se 5 mijë inspektime ishte me bazë risku.
-
Shërbimi hekurudhor në Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit do të ofrohet nga privati, nisin takimet konsultative, Karakaçi: Brenda vitit edhe fituesi i Durrës-Rrogozhinë
Qeveria ka nisur konsultimet me subjektet private për të përgatitur procedurën tenderuese për Operatorin Privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor në Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit.
-
1 në 3 aplikime për kredi të bëra këtë vit janë refuzuar! 63 mijë qytetarë e biznese morrën kredi në janar-qershor 2026
Historiku negativ në shlyerjen e kredive, frika për mungesë të ardhurash për të kthyer huatë e reja dhe një qasje më e kujdesshme në kredidhënie kanë bërë që bankat tregtare të refuzojnë 1 në 3 aplikime të bëra për kredi gjatë gjysmës së parë të vitit.
-
Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje pensioni, zv.ministrja: Po finalizojmë skemën e re! Rrëzohet propozimi i PD
Opozita kërkon përjashtimin e pensionistëve që punojnë nga pagesa e sigurimeve shoqërore, me argumentin se ata janë të detyruar të jenë në tregun e punës prej pensionit të ulët. Nisma e propozuar nga deputeti i PD-së Igli Cara, nuk mbështetet nga mazhoranca. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani thotë se me skemën e re po vlerësohet kthimi këtyre kontributeve si bonus për këta pensionistë ose do iu rritet pensioni mujor.
-
Pr/ligji, kufizohen kostot e kredive të këqija që janë shitur! Jobankat s’do të rritin kostot apo të vendosin tarifa më të larta
Kostot për kreditë me probleme të blera nga subjektet jobanka nuk do të rriten përtej kushteve të kontratës fillestare. Projektligji i hartuar nga qeveria e që po konsultohet nga Bankës së Shqipërisë synon të kufizojë ngarkesën qytetarëve, me interesa apo penalitete abuzive.
-
Raporti: Paraja jashtë bankave rritet me 15.2% brenda një viti, qarkullojnë mbi 534.1 mld lekë! Tatimet-bizneseve: Mundësoni pagesa me kartë brenda vitit
Më shumë se 534 miliardë lekë qarkullojnë jashtë bankave, në rritje me 15.2% krahasuar me vitin e kaluar. Për të reduktuar pagesat me lekë në dorë, Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje bizneseve që të marrin masa për të mundësuar pagesa elektronike brenda 31 dhjetorit, njëjtë siç ndodhi me strukturat akomoduese, institucionet apo sektorin e transportit.
-
Profesionistët e lirë ankohen për konkurrencën e pandershme, kërkojnë më shumë mbrojtje ligjore! Tabaku: Janë më të goditurit nga taksat
Profesionistët e lirë ngrenë shqetësimin për konkurrencën e pandershme, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe mungesën e sigurisë juridike, duke kërkuar më shumë mbështetje nga institucionet. Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon një rol më të madh në reformat ekonomike dhe procesin e integrimit evropian
-
Rritja e çmimit të naftës godit peshkimin në Lezhë! Peshkatarët kufizojnë daljet në det: S’kemi leverdi
Rritja e çmimit të karburantit po rëndon kostot e peshkimit në Shëngjin, duke detyruar një pjesë të peshkatarëve të kufizojnë daljet në det.
-
Euro e mbyll shtatorin më dobët se kurrë, rezerva valutore arriti në 8.4 mld € në gusht! Kursimet e qytetarëve tkurren me 37 mld lekë
Monedha Evropiane e mbyll shtatorin me një tjetër rekord negativ në raport me lekun. Një euro në krahasim me vjet është 5.3% më e lirë, ndërkohë për të mbajtur të stabilizuar kursin Banka ka shtuar blerjet e valutës, duke bërë që rezerva valutore të arrijë rekordin prej 8.4 miliardë euro.
-
Rritja ekonomike në tremujorin e dytë 3.61%! INSTAT: Pagat e administratës dhe taksat 'shpëtojnë' ekonominë, bujqësia thellon rënien
Gjysma e parë e vitit 2026 është mbyllur me rritje ekonomike 3.6%, dhe ndikimin kryesor në këtë përmirësim e kanë dhënë rritjet e pagave të sektorit shtetërorë si dhe shtimi i të ardhurave që mblidhen nga taksat, ndikuar prej çmimeve të larta. Edhe këtë vit vijon rënia e bujqësisë dhe e industrisë.
-
Investimet e huaja arrijnë 1,14 miliardë euro në 6 muaj, Ibrahimaj: 50% më shumë se vitin e kaluar, mbi 53,3% shkuan te pasuritë e paluajtshme
Në konferencën për shtyp ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e dytë të vitit 2026, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se fluksi i investimeve të huaja direkte ishte 50% më i lartë se një vit më parë por mbi gjysma e tyre shkuan në pasuritë e paluajtshme. Ajo bëri të ditur gjithashtu se borxhi është ulur me 5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, nga 54% në 49%, ndërsa importet u rritën me 7,55% në tremujorin e dytë.
-
Nga kreditë me interes zero te subvencionimi i qirasë, Ibrahimaj jep afatin për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor
Thirrjet për programin e kredive të buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave synohen të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin, ndërsa paralelisht po punohet edhe për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugë zbatimit të programeve.
-
Ibrahimaj flet për efektin e protestave: U lëkund besimi i biznesit, pati anulime në turizëm
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se protestat e muajit qershor ndikuan te besimi i biznesit dhe te ecuria e tij, duke sjellë edhe një nivel të lartë anulimesh në turizëm. Megjithatw, sipas saj, besimi i biznesit ka ardhur duke u rikuperuar
-
“Pasqyra e Çmimeve” del në tetor me 160 produkte, Ibrahimaj për Report TV: Listë me çmime fikse për 3 muaj
Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë online brenda 10-ditëshit të parë të tetorit dhe në fazën e parë do të përfshijë 160 produkte. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e pyetur nga Report TV, tha se po rakordohet me rrjetet kryesore të marketeve lista përfundimtare e produkteve që do të përfshihen në platformë.
-
Ekonomia vijon rritjen në tremujorin e dytë me 3,61%, INSTAT: 70% vjen nga pagat e administratës dhe taksat! Ibrahimaj: Investimet e huaja arrijnë në 1.14 mld euro në 6 muaj
Ekonomia shqiptare u rrit me 3,61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, por pjesa më e madhe e rritjes erdhi nga administrata publike, arsimi e shëndetësia dhe taksat neto. Së bashku, këta dy zëra dhanë 2,51 pikë përqindje, ose rreth 70% të rritjes totale.
-
Të ardhurat nga kontributet ‘ndihmojnë’ skemën e pensioneve, kalojnë 134 miliardë lekë
Rritja e punësimit formal dhe deklarimi real i pagave po japin efekt, në rritjen e të ardhurave për skemën. Ministria e Financave thotë se në 8 muaj janë mbledhur mbi 134 miliardë lekë të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërkohë që është rritur numri i kontribuuesve, por edhe niveli i pagave.