-
Vera nuk ka mbaruar në Vlorë! Turistët shijojnë detin e kaltër edhe në mes të nëntorit
Temperaturat e ngrohta dhe ditët me diell po u japin mundësi pushuesve të shijojnë plazhin edhe në mes të nëntorit.
-
Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t'ia dal mbanë
Pas uniformës së policisë, Ardit Xhajën e pret një tjetër angazhim, puna në tokën e tij. Eksperienca në Greqi dhe studimet në hortikulturë e shtynë që të krijonte një fermë organike në fshatin Qinam të Zall-Herrit.
-
Kabina elektrike në Bulqizë në rrezik shembjeje, banorët të frikësuar: Jeta e fëmijëve në rrezik
Edhe pse prej vitesh është kthyer në kërcënim për banorët, kabina në lagjen Gjeologu në Bulqizë vijon të mbetet ngrehinë që shton rrezikun dita-ditës.
-
42 kilometra, Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, fiton çmimin prej 5 mijë eurosh! Fatjon Konomi zë vendin e parë në kategorinë e meshkujve
Pjesëmarrësit kanë konkurruar në maratonën e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratonën 21 kilometra, garën 10 kilometra, kategorinë e re 5 kilometra dhe garën 3 kilometra “We Too”. Kjo e fundit bëri pjesë personat me aftësi të kufizuara duke përcjellë mesazhin se sporti është për të gjithë.
-
Maratona e Tiranës/ Fatjon Konomi zë vendin e parë në garën 42 kilometra për meshkuj
Fatjon Konomi është shpallur fitues i Maratonës së Tiranës në kategorinë e meshkujve, duke zënë vendin e parë në garën prej 42 kilometrash.
Maratona e Tiranës ka bërë bashkë këtë vit rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme, të cilët kanë garuar në pesë kategori.
-
42 kilometra, Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, fiton çmimin prej 5 mijë eurosh! Disa rrugë të bllokuara deri në orën 16:00, ja harta
Risia e këtij edicioni është gara 5 kilometra, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve. Për organizimin e Maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës
-
‘Pensioni i ulët është i pamjaftueshëm’, gratë artizane të Fierit sigurojnë të ardhura me punëdore
Në Fier, gratë pensioniste shesin çdo ditë punimet e tyre artizanale pranë xhamisë. Prej 20 vitesh në këtë aktivitet, ato thonë se pensioni i ulët nuk u mjafton për të përballuar jetesën.
-
Ministrja Spahiu në Shtëpinë e Foshnjës: Kujdesi alternativ për fëmijët do të zgjerohet, 200 familje kujdestare pjesë e reformës
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar këtë të diel Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku vëmendja është përqendruar te kujdesi dhe mirëqenia e fëmijëve.
-
Nis Maratona e Tiranës, 5,800 vrapues nga 40 shtete pushtojnë rrugët e kryeqytetit! Çmimi i madh 5 mijë euro
Ka nisur gara në të gjitha kategoritë e Maratonës së Tiranës, ku këtë vit marrin pjesë rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme.
Pjesëmarrësit garojnë në pesë kategori: maratona e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratona prej 21 kilometrash, Tirana 10K-gara 10 kilometra, si dhe kategoria 5 kilometra, e cila vjen si risi këtë vit.
Pjesë e aktivitetit është edhe gara 3 kilometra "We Too". Edhe këtë vit, fituesit do të shpërblehen me çmime që variojnë nga 200 deri në 5,000 euro. Çmimi më i madh, prej 5,000 eurosh, i takon fituesit të vendit të parë në maratonën e plotë, 42 kilometra.
-
Shpopullimi/ Pa rrugë e ujë, braktiset fshati Plasë në Maliq! Të moshuarit: Fëmijët janë larguar, këtu edhe po vdiqe nuk merret vesh
Mungesa e investimeve dhe vendeve te punes po ndryshojnë çdo ditë jetën në fshatin Plasë të Maliqit. Dikur një prej fshatrave me te populluar sot përballet me largimin e të rinjve, mbylljen e shumë dyerve dhe një popullsi që dominohet nga të moshuarit.
-
Vranësirat e dendura dhe reshjet mbizotërojnë territorin, si do të jetë moti sot
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në ekstremin veriperëndimor. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.
-
Tirana për herë të parë me 5 autobusë 100% elektrikë, mjetet e reja në linjat e Unazës dhe Kinostudio–Kombinat (VIDEO)
Për herë të parë, flota e transportit publik në Tiranë, do të kenë autobusët 100% elektrikë. Bashkia njoftoi se përdorimi i 5 autobusëve të parë elektrikë do të jetë në linjat kryesore të Unazës, Kinostudio–Kombinat dhe Tirana e Re. Kjo risi vjen në kuadër të ambicies për një transport publik ekologjik.
-
Art përmes pullave postare, artistja hungareze sjell ekspozitën e saj në Memaliaj
Artistja hungareze Judit Szendrei çeli një ekspozitë në Memaliaj, ku përmes kolazheve me pulla postare sjell portrete dhe rrëfime artistike. Ekspozita përcjell edhe një mesazh solidariteti në mbështetje të personave me sindromën Down.
-
Dita e premte nis me reshje shiu...parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
-
Materniteti 'Mbretëresha Geraldinë' drejt transformimit të plotë, ministrja Spahiu: Investime edhe në Fier e Shkodër me Buxhetin 2027
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka përfunduar faza e parë e investimit, me ndërtimin e një godine të re prej rreth 6 mijë metrash katrorë, e cila ka 7 salla operacioni dhe 6 salla lindjeje. Me këtë investim, kapaciteti i spitalit është rritur nga 260 në 360 shtretër.
-
Korça po plaket, INSTAT: 220 vdekje më shumë se lindje! Sociologia: Lindjet kanë rënë për shkak të emigrimit
Të dhënat e fundit të INSTAT, dëshmojnë se Korça është qarku me bilancin më negativ demografik në vend, ku vdekjet tejkalojnë ndjeshëm numrin e lindjeve. Sipas sociologes, Maria Doçe, shkaku kryesor është emigrimi i të rinjve, te cilet po ndertojne familjet e tyre jashte vendit. Ne tremujorin e 3-te te ketij viti jane regjistruar 220 vdekje më shumë se sa lindje.
-
Protestë në Rrushkull të Durrësit, banorët kundërshtojnë projektin e bashkisë për rrugën: Investim gjysmak
Në Rrushkull, Bashkia e Durrësit po asfalton rrugën e fshatit por banorët pretendojnë se rruga është ngushtuar nga 5 në 3 metra. Ata kërkojnë zbatimin e projektit sipas parashikimeve fillestare, duke paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës
-
Vijojnë reshjet e shiut, mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
-
Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nder të 23 partizanëve që dhanë jetën për qytetin
Veteranë, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor u mblodhën në një ceremoni homazhesh pranë monumentit të dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese.
-
'Shkodra në vitet e diktaturës komuniste', Qarku dhuron libra për Shoqatën e të Përndjekurve Politikë! Duhani: Të mos harrohet e kaluara
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, i dorëzoi nënkryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Filip Guraziu, ekzemplarë të një botimi historik që dokumenton periudhën 1945–1953.
-
Ndryshojnë rregullat për profesionistët e rinj të shëndetësisë, pas praktikës kalojnë direkt në Provimin e Shtetit, ja procedura që hiqet
Me aktin e përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, profesionistët e shëndetësisë nuk do të duhet t'i nënshtrohen më vlerësimit të ndërmjetëm nga Urdhrat Profesionalë. Nga ndryshimi përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën dhe janë në pritje të vlerësimit.
-
Reshje në të gjithë territorin, shtrëngata në disa zona të vendit… si do të jetë moti i së mërkurës
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike
-
Vlorë /68 qytetarë të helmuar përfunduan në urgjencë pas dyshimeve për ndotjen e ujit të pijshëm! Autoritetet e epidemiologjisë: Uji i rrjetit, brenda parametrave
Rreth 68 persona, mes tyre 5 fëmijë dhe 63 të rritur, janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të diarresë dhe të vjellave. Dyshimet e qytetarëve janë përqendruar te cilësia e ujit të pijshëm, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra analizash si nga uji, ashtu edhe nga ushqimet.
-
Fier/ Kryeplaku i komunitetit rom në Baltëz apel qeverisë: Kemi nevojë për shërbimet bazike, jo për kartë identiteti sa herë afrohen zgjedhjet
Sa herë që Shqipëria hyn në ciklin e zgjedhjeve skena politike dhe institucionet përsëritin të njëjtin skenar, shqetësimin e papritur të shfaqur çdo katër vjet, për mungesën e dokumenteve të komunitetit rom.
-
‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve
Megjithëse në rajonin e Fierit nuk ndodhen struktura ushtarake, si reparte apo regjimente, interesi dhe rekrutimi i të rinjve në ushtri është i lartë, duke e renditur këtë zonë ndër rajonet me përqindjen më të lartë të rekrutimeve.
-
Balla merr pjesë në 70-vjetorin e Gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë
Në këtë përvjetor të veçantë u mblodhën breza të ndryshëm nxënësish, ish-mësuesish dhe miq të shkollës, e cila ndër vite ka lënë gjurmë në jetën arsimore dhe shoqërore të qytetit.
-
Maliq/ Gruri vendas mbetet stok në magazina, s’ka treg! Fermerët: Kemi 400 kuintal pa shitur
Tonelata me grurë kanë mbetur stok në Maliq, pasi nuk ka ofertë në treg. Fermerët thonë se presin të rritet çmimi, pasi aktualisht është me 25 lek/për kg, çmim ky që nuk u leverdis pasi është nën koston e prodhimit.
-
U anulua tenderi 48 milionë eurosh/ Hemodializa nis të ofrohet nga shteti, Spahiu: 500 pacientë kanë marrë shërbim, duhet zgjidhur problemi i transportit
Shërbimi i hemodializës ka nisur të ofrohet nga shteti prej disa ditësh dhe 500 pacientë kanë marrë shërbim në sistemin publik, tha ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në Komisionin e Ekonomisë. Sipas saj, transporti mbetet një problem, veçanërisht për pacientët me aftësi të kufizuara, pwr tw cilwt ministria do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së pagesës për transportin e tyre.
-
28 klasa, laboratorë e bibliotekë, shkolla e re në Astir thuajse e përfunduar
Institucioni i ri arsimor do të ketë 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira që do të jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.
-
Largohen reshjet, e marta sjell kthjellime e vranësira
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësira mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të pasdites.
-
Presidenti italian përshëndet shqip në takimin me Begaj dhe kryetarët e komunave arbëreshe: Më falni për shqiptimin
Presidenti Sergio Mattarella përshëndeti në gjuhën shqipe kryetarët e komunave arbëreshe në Itali. I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti Bajram Begaj.
-
Problematika me ujin e pijshëm në Lushnjë, Ujësjellës-Kanalizimet: Parametrat brenda standardeve!
Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë ka reaguar lidhur me problematikën e konstatuar ditët e fundit në furnizimin me ujë të pijshëm, duke sqaruar se shkak ka qenë një defekt teknik në tubacionin e furnizimit, i cili ka sjellë shfaqjen e turbullirës në ujë.
-
Fier/ 11-vjeçari Erald Shahu përballet me leuçeminë! 12 shkolla bashkohen për ta ndihmuar, mblidhen 600 mijë lekë
Prej një muaji, Erald Shahu, 11-vjeç nga Driza e Fierit është diagnostikuar me leuçemi. Mësues dhe nxënës janë bërë bashkë, duke mbledhur 600 mijë lekë, pasi Eraldi jeton në familje të varfër, me dy prindër të sëmurë.
-
Konispoli prodhon 5 mijë tonë mandarina, për herë të parë eksport edhe në Zvicër! Fermerët: Çmimi 60–70 lekë/kg
Në Konispol, hambarin e mandarinave këtë vit prodhimi arrin në 5 mijë tonë. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport. Krahas Polonisë e Çekisë, për herë të parë, mandarinat mbërrijnë edhe në tregjet zvicerane. Fermerët dhe grumbulluesit shprehen të kënaqur me çmimin dhe cilësinë.
-
'Uji vjen me erë të rëndë', banorët e Lushnjës: Nuk e pimë, detyrohemi ta blejmë edhe për gatim!
Banorët e lagjes periferike “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë ankohen për cilësinë e ujit që u vjen në çezmat e banesave, duke thënë se nuk e përdorin për të pirë dhe as për gatim, pasi dyshojnë se është i ndotur.
-
E hëna me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, shtrëngata në zonat qendrore e jugore
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.