-
Ulen temperaturat në Shqipëri, bie dëbora e parë në Kukës! Zbardhet mali i Gjallicës
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë zonat e larta të qarkut të Kukësit, ku bjeshkët janë zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.
-
Dyshohet se i dha vilë ryshfet Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK! I komunikohet mbyllja e hetimeve
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, ku është njoftuar për mbylljen e hetimeve, vetëm një javë pasi iu komunikua zyrtarish akuza për ‘pastrim parash’.
-
Theu 'arrestin në shtëpi', arrestohet Denis Meçe! I dyshuari për vrasjen e Egli Progës u kap 300 metra larg banesës
Sipas burimeve, ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës, teksa po kthehej në shtëpi, në kundërshtim me masën e vendosur nga gjykata.
-
Librazhd/ Dy lokale pranë lumit Shkumbin përfshihen nga flakët, nuk dihen shkaqet
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante pranë lumit Shkumbin, në Librazhd.
-
Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe
Gjergji Ogreni këshilltar i PS ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 15 ditësh. E ftuar ishte edhe një studente ku u shpreh se protestuesit kërkojnë zgjidhje politike.
-
U shoqërua në lokal pasi shpërthyen sulmet në bulevard, flet për Report Tv Emanuel Daçi: Jo dhunës ndaj policisë, edhe ata kanë familje! S’jemi huliganë të shkatërrojmë pronat
Një javë më parë i riu Emanuel Daçi u shoqërua nga policia në një lokal pranë bulevardit, pak pasi para kryeministrisë kishte shpërthyer dhuna me sulme ndaj policisë e bizneseve. Sot në liri ai është sërish në protestë, e për Report Tv thotë se ndjen keqardhje për rënien e pjesëmarrjes.
-
Pas Ministrisë së Arsimit, një grup protestuesish zhvendosen para Kryeministrisë! I vënë flakën një peme (VIDEO)
- Pas grumbullimit në zonën e Ministrisë së Arsimit, një grup protestuesish janë zhvendosur para Kryeminstrisë.
-
Pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, protestuesit mesazh para kryeministrisë: 21 Janar ka përditë
’21 Janar ka përditë’ kanë shkruar protestuesit me bojë të kuqe në bulevardin para kryeministrisë.
Shkrimi vjen pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës dy ditë më parë.
-
Protesta, katër kazanë të djegur para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit u kanë vënë flakën katër kazanëve mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë ata janë larguar nga zona dhe po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.
-
Nisin incidentet e para, protestuesit i vënë flakën një peme! Vajzat bëjnë 'selfie' (VIDEO)
Protestuesit i kanë vendosur flakën një peme teksa kanë marshuar drejt Kryeminstrisë.
Nga pamjet shihet se teksa pema është në flakë tre vajza shihen duke bërë 'selfie'
-
Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq
Ngjarja u konstatua sot, pas një njoftimi të marrë nga shërbimet e Policisë për zjarrin që kishte përfshirë një sipërfaqe me bimësi të egër dhe shkurre.
-
Dita e 15-të, protestuesit djegin koshin e mbeturinave në mes të rrugës
Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit. Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës.
-
Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, djegin kartonë në rrugë
Protestuesit, edhe pse më të paktë në numër, janë mbledhur sërish ditën e sotme në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit.
-
Vjedhje në një biznes në Vlorë, dy hajdutët hyjnë dy herë brenda natës dhe marrin 180 mijë lekë të vjetra dhe sende me vlerë
Dy persona kanë vjedhur një biznes që tregton fruta dhe perime, gjatë natës mes të hënës dhe të martës në lagjen 28 Nëntori në Vlorë.
Sipas denoncimit të personit që administron ambientin me qira, autorët kanë mbërritur në dyqan në dy momente të ndryshme, fillimisht në orën 23:53 dhe më pas në orën 00:49.
Nga biznesi është marrë xhiroja ditore, në vlerën e 180 mijë lekëve të vjetra, si dhe sende të tjera me vlerë.
-
Paketa fiskale 2027/ Ulet TVSH për ushqimet në 6%, rritet për turizmin, hotelet me 5 yje dhe agroturizmat! Norma e përgjithshme nga 20% shkon në 21%
Sipas propozimit, shkalla e reduktuar do të zbatohet për produkte të tilla si buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi i pulës, viçit dhe derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja.
-
Tabaku akuza për dhunë policore në komision: Është bërë barbari ndaj të rinjve, Demo të raportojë! Bido: Mos bëni teatër, të maskuarit marrin molotovë nga selia e PD-së!
Dhuna gjatë protestave solli debate edhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, kërkoi që ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, të raportojnë për veprimet e policisë gjatë 14 ditëve të fundit. Deputeti socialist Ardit Bido konfirmoi se ministri do të paraqitet për raportim, por akuzoi opozitën se nuk dënon dhunën ndaj policëve dhe institucioneve.
-
Përfundon rruga Kombinat–Pezë, Karakaçi: Lidhet kontrata për 9 kilometrat e tjerë drejt Ndroqit, ndërsa 10 kilometrat deri në Plepa dalin në garë brenda nëntorit
Sipas Karakaçit, ky aks rrugor ka rëndësi të veçantë për lehtësimin e qarkullimit drejt Durrësit veçanërisht gjatë sezonit turistik por edhe për zhvillimin ekonomik të zonave përgjatë tij.
-
Korça bëhet kryeqendra e filmit me metrazh të shkurtër, 100 prodhime nga mbi 40 vende! Për herë të parë edhe filma me inteligjencë artificiale
Një vend të rëndësishëm në festival zënë edhe prodhimet shqiptare, me rreth 7 deri në 10 filma në konkurrim, ndërsa këtë vit është krijuar edhe një seksion i veçantë për filmat shqiptarë jashtë konkurrimit.
-
INSTAT: Rriten me 6% aksidentet rrugore në Shqipëri për 9 muajt e fundit, Durrësi dhe Tirana me shifrat më të larta! 1508 të vdekur e të plagosur
Në Tiranë janë regjistruar 401 aksidente, nga 306 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si rezultat, numri i personave të vrarë dhe të plagosur në kryeqytet ka arritur në 493, nga 382 një vit më parë.
-
‘Flamingo’ VS studentët! Përçarje për orarin e protestës: “OJF dhe ata të ‘xhirove’ në bulevard po futen në mes!”
Sipas komenteve të këtyre grupimeve në rrjetet sociale, ndarja e Protesta e fundit e së hënës, në ditën e 14 të saj, nisi në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, me një numër shumë të vogël pjesëmarrësish krahasuar me tubimet e mëparshme.
-
Protestuesit nisin sërish grumbullimin në Tiranë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
Protestuesit, edhe pse më të paktë në numër, janë mbledhur sërish ditën e sotme në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit.
-
Protestat e dhunshme, Salianji: Berisha po përpiqet të përçajë protestuesit, nëse mban PD-në me forcë, do të mbetet vetëm me godinën
Salianji u ndal te mënyra se si Berisha po drejton Partinë Demokratike, duke deklaruar se interesat personale të kryetarit po pengojnë ndryshimin politik dhe se nëse vazhdon ta mbajë partinë me forcë, rrezikon të mbetet vetëm me godinën e selisë blu.
-
Protestat/ Berisha: Deputetët e PD-së në komisionet parlamentare vetëm për të dënuar dhunën e egër ndaj protestuesve! Rama do ketë fatin e Vuçiç ose Çausheskut
Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për protestë kombëtare të shtunën, në mbështetje të protestave të dhunshme që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Thirrja e tij vjen pavarësisht dështimit të tubimit të thirrur prej tij disa ditë më parë, ku morën pjesë vetëm një grup militantësh.
-
Aksident me vdekje në Berat, automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë! Plagoset dhe një këmbësore
Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore 63-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Bojkoti kundër rregullores së re të GJKKO, shtyhet seanca për Veliajn! Nuk gjobiten avokatët, Veliaj kërkon të mbrohet vetëm nga Ndreca
Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 3 nëntor procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shkak të mungesës së avokatëve. Megjithatë këtë herë trupa gjykuese nuk aplikoi gjoba për avokatët, duke e arsyetuar me faktin se është vënë në dijeni të një padie në Apelin Administrativ nga Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion për shfuqizimin e vendimit të DHKA-së për bojkot. Kjo padi shqyrtohet nesër në Administrative.
-
‘Tetori Rozë’/ Florika Boduri mposhti kancerin e gjirit, 66-vjeçarja nga Fieri rrëfen betejën e vështirë: Familja dhe besimi te Zoti më dhanë forcë
Gjithçka nisi në spitalin e Fierit, ku gjatë një vizite mjekët konstatuan një masë tumorale në gjirin e saj dhe i rekomanduan kontrolle të mëtejshme të specializuara.
-
Prodhim i mbarë, por fitime të pakta! Fermerët e Lushnjes përballen me rënien e çmimit të vajit të ullirit dhe mungesën e fuqisë punëtore
Nga 7-8 mijë lekë të vjetra vitin e kaluar, një litër vaj ulliri po shitet me 5-5.5 mijë lekë. Fermerët e Darsisë thonë se shpenzimet e larta dhe mungesa e fuqisë punëtore po ua vështirësojnë vjeljen.
-
Korça bëhet kryeqendra e filmit me metrazh të shkurtër, 100 prodhime nga mbi 40 vende! Për herë të parë edhe filma me inteligjencë artificiale
Një vend të rëndësishëm në festival zënë edhe prodhimet shqiptare, me rreth 7 deri në 10 filma në konkurrim, ndërsa këtë vit është krijuar edhe një seksion i veçantë për filmat shqiptarë jashtë konkurrimit.
-
Protestat në Tiranë, shqetësim për turizmin në Gjirokastër, kreu i Odës së Tregtisë: Të tregohet kujdes me bizneset private, janë në mbijetesë
Maksi Hoxha nënvizoi se grupet turistike që kanë qenë në Tiranë kanë hasur vështirësi për të vijuar itineraret e tyre dhe për të realizuar vizitat e planifikuara.
-
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person
Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës.
-
Protesta e dhunshme në Tiranë, zbulohet një magazinë me 1853 fishekzjarre! Në pranga 51-vjeçari, u shishte protestuesve
Dylber Koni dyshohet se u ka shitur këto lëndë piroteknike personave të maskuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet.
-
Kinë/ Vallëzimi i sinkronizuar i 110 robotëve hyn në Librin e Rekordeve Guinness
Sipas ‘AgiBot’, këta humanoide mund të përdoren në parada, shfaqje turistike dhe aktivitete të tjera që kërkojnë flota të mëdha robotësh.
-
Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën në anë të rrugës! Dërgohet me urgjencë në spital
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
Britma therëse mes shpërthimeve të fishekzjarrëve, momenti kur Erjon Vishkulli lëndohet në sy! I riu shtrihet në tokë, shokët kërkojnë ambulancën (VIDEO)
Erjon Vishkulli ndodhet në vijën e parë ku janë edhe pemët e ca më tutje, të tjerë protestues hedhin një breshëri fishekzjarrësh. Në një moment, 28-vjeçari përkulet dhe largohet e teksa sprapset duke iu afruar shkallëve të Bankës, shtrihet në tokë dhe mban syrin me dorë, të majtin, që i është goditur me një plumb të dyshuar gome.
-
Aktivisti Qiraxhi: Kjo protestë nuk ka përfaqësues, qytetarët janë të indinjuar! Krypi: S’mund t’i vëmë kushte Ramës të largohet ndërkohë që e kemi zgjedhur me votë
Protestuesit janë grumbulluar para kryeministrisë në ditën e 14-të protestës. Migen Qiraxhi, aktivist nga ‘Qëndresa Qytetare’ dhe analistja Xheni Krypi të ftuar sot në ‘Studio Live’, komentuan rreth protestës teksa vunë në dukje që numri i tyre është zbehur.
-
Rrësheni prej një ore pa energji elektrike, shkak një defekt në nënstacionin elektrik
Rrësheni prej një ore pa energji elektrike, shkak një defekt në nënstacionin elektrik