-
Një grup protestuesish sulmojnë me vezë eskortën e Ramës
Ndërsa udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit ku në këtë moment po mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, eskorta e kryeministrit Edi Rama është sulmuar me vezë nga një grup protestuesish në Manëz.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 14 nëntor 1995/ Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi arratiset në SHBA:Iki prej së keqes që më është vërsulur
Largimi apo “arratisja” për në SHBA e Zef Brozit, ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit ishte lajmi kryesor në shtypin e shkruar të datës 14 nëntor të vitit 1995. Zef Brozi ishte shkarkuar nga detyra nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe presionet e shtetit ndaj tij ishin shtuar. Policia i kishte bërë kontroll në banesë dhe ai vet kishte deklaruar se “shteti po kurdis diçka ndaj meje” derisa kishte vendosur të largohej së bashku me bashkëshorten për në SHBA. Gazeta Koha Jonë shkruan në faqen e parë: “ Zef Brozi “arratiset” në SHBA ndërsa Gazeta Shqiptare ka si titull: “ Brozi merr arratinë për SHBA”. Edhe ZP këtë ngjarje e pasqyron si zhvillim kryesor ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike nuk shkruhej asnjë fjalë.
-
Përroi del nga shtrati në Theth të Shkodrës, uji vërshon me furi! Përmbytjet vështirësojnë qarkullimin, Beci: Shërbimet e Bashkisë në gatishmëri
Qarkullimi në aksin Theth Ndërlysaj në Shkodër është vështirësuar ndjeshëm si pasojë e reshjeve të dendura në zonë që nxitën edhe daljen nga shtrati të përroit. Siç shihet edhe nga pamjet në zonë uji ka vërshuar me furi duke e bërë të rrezikshme situatën për shoferët.
-
Reshjet e dendura të shiut në Shkodër, përroi del nga shtrati në Theth! Bllokohet rruga Theth–Ndërlysaj
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme në zonat malore të Shkodrës kanë sjellë probleme në fshatin Theth, ku përroi i fshatit ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 13 nëntor 1997/ Shqipëria në zi,dhimbje dhe nderim për viktimat e tragjedisë së Otrantos,në Vlorë vijnë 52 arkivole
Dhimbje e madhe , zemër e thyer dhe nderim për viktimat e tragjedisë së Otrantos. Në një nga tragjeditë më të rënda të Adriatikut ndodhur më 28 mars të vitit të mbrapshtë 1997 pas përplasjes së anijes shqiptare “Kateri i Radës” me korvetën ushtarake italiane “Sibilla” humbën jetën më shumë se 80 shqiptarë të moshave të ndryshme. Muaj më vonë në Shqipëri do të ktheheshin trupat e pajetë të 52 personave që do të përcilleshin në banesën e fundit në Vlorë dhe Fier. Shqipëria ishte në zi dhe në numrin e datës 13 nëntor 1997-të duke pasqyruar me detaje mbërritjen e trupave të pajetë nga Italia në Vlorë me traget Gazeta Shqiptare shkruan: “ Vlora me zemër të shqyer”. Në RD titulli kryesor ishte ky: “ Sot rikthehet dhimbja e Otrantos” ndërsa e gjithë faqja e parë e ZP-së ishte e dedikuar për këtë ngjarje dhe shkruhej: “ Shqipëria në zi”
-
Tifozi finlandez vjen enkas për ndeshjen, surprizon me deklaratën: Jeni ekip i fortë, do fitoni 2-0!
Tifozi finlandez vjen enkas për ndeshjen, surprizon me deklaratën: Jeni ekip i fortë, do fitoni 2-0!
-
Muçi 'ngre në ajër' stadiumin Air Albania me një super-gol, Kombëtarja shqiptare kalon në avantazh ndaj Finlandës
Shqipëria po luan për tre pikët që mund t’i sigurojë vendin e parë në grupin 1 i Ligës C, që do ta ngjistë kombëtaren një ligë më lart dhe i jep një shans më shumë për Evropianin 2028.
-
Shkodër/ Humbi jetën tragjikisht pas kontaktit me rrymën elektrike, gjamë burrash për 34-vjeçarin Angjelin Nika
I riu nga Dukagjini u përcoll për në banesën e fundit të mërkurën, me gjamën e burrave, sipas një zakoni të hershëm të zonës, që u rezervohej burrave me vlera dhe kontribut të veçantë.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 12 nëntor 1998/ Pritë me armë Gjinushit, hidhet në erë me tritol shtëpia e Fehmi Abdiut kreut të Kushtetueses
Pas revoltës së armatosur në Shkodër në vend vijonte klima e terrorit dhe ngjarje të tjera të rënda ishin rregjistruar edhe më 11 nëntor 1998-të. Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushi së bashku me Namik Doklen i ishte bërë një pritë me armë në Kukës ndërsa më e rëndë ishte ngjarja e rregjistruar në Tiranë. Në kryeqytet i ishte vendosur tritol dhe ishte hedhur në erë banesa e Fehmi Abdiut kreut të Gjykatës Kushtetuese. Këto ngjarje të rënda që kishin terrorizuar Shqipërinë pasqyroheshin si zhvillime kryesore në shtypin e shkruar të datës 12 nëntor 1998-të. Gazeta Shqiptare shkruan :“Plumba Gjinushit, bombë Abdiut ndërsa Gazeta Koha Jonë si titull kryesor ka: “ Shqipëria nën terror” .Edhe botimet politike RD dhe ZP shkruanin për këto ngjarje.
-
Gardisti francez humb ndjenjat në hyrje të Pallatit Élysée, presidenti Macron i shkon në ndihmë
Një anëtar i Gardës franceze të Nderit humbi ndjenjat dhe u rrëzua në momentin kur presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, mbërriti në Pallatin Élysée në Paris për një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
-
Zjarr në një magazinë druri në Gjirokastër, vetëm dëme materiale
Zjarri u konstatua në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin dhe objektet përreth. Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin e tij në kohë.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 11 nëntor 1998/ Terror në Shkodër pas arrestimit të ish-truprojës së Azemit, persona të armatosur rrethojnë Prefekturën
Në shtypin e shkruar të datës 11 nëntor 1998-të në të gjitha gazetat pasqyrohej si zhvillim kryesor një ngjarje e rëndë e rregjistruar në Shkodër. Në kryeqëndrën e veriut gati dy muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit ishte arrestuar Marjan Gryka që kishte shërbyer si truprojë e liderit të lëvizjes së dhjetorit dhe dy persona të tjerë. Këto arrestime shërbyen që një grup prej rreth 40 personash të armatosur të ngriheshin në revoltë dhe të shkaktonin terror për orë të tëra. Grupi i armatosur rrethoi Prefekturën , dogji zyrën e OSBE-së dhe mori peng dy përfaqësues të saj. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan:“ Terror në Shkodër”, në gazetën Koha Jonë për këtë ngjarje titulli ishte ky: “ Luftë në Shkodër, policia shmang rebelimin” ndërsa nëpërmjet botimeve politike RD dhe ZP partitë shkëmbenin akuza mes tyre.
-
‘Hajde çikë jashtë, je gangster ti!’ I riu në Dukat të Vlorës hyn në lokal me hanxhar në dorë, kërcënon banakierin! Disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin
Një person ka hyrë në ambientet e një lokali në Dukat të Vlorës, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty. Disa persona dyshonin se ky person ishte autor i vjedhjeve të ndodhura së fundmi në zonën e Dukatit. Ai dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 10 nëntor 1996/ Azem Hajdari përgatit divorcin me PD: Nëse rikonfirmohem në krye të Sindikatave iki nga partia
Azem Hajdari lideri i lëvizjes së dhjetorit dhe një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike po bënte gati divorcin me këtë forcë politike. Këto ishin zhvillimet që zinin vendin kryesor në shtypin e shkruar të datës 10 nëntor 1996-të. Bëhej fjalë për një angazhim të Hajdarit si kryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Por edhe këtu kemi një përplasje pasi ishin dy grupime që pretendonin drejtimin e Sindikatave dhe Hajdari deklaronte se nëse rikonfirmohem në krye të BSPSH do rishoh pozicionin në PD. Gazeta Shqiptare në numrin e 10 nëntorit 1996-të shkruan: “Azem Hajdari, gati divorci me PD” ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “Azem Hajdari deklaron:Më 12 nëntor miting i madh në Tiranë”. Edhe RD shkruan për këtë zhvillim por duke bërë edhe ironi me Azemin.
-
Grabiti 60 mijë euro bankës në Tiranë, arrestohet autori! I sekuestrohen 8200 euro
Banka e grabitur një javë më parë në Tiranë nuk ishte e para për Robert Dukën, alias Albert Duka. 50-vjeçari, tashmë i arrestuar, është identifikuar nga ‘blutë’ e Tiranës si autor i një tjetër vjedhjeje me armë, të kryer në qershor.
-
Grabitja e bankës në Tiranë, momenti kur autori hyn me armë në dorë! Kyç derën dhe i vë armën në kokë rojes, kërcënon arkëtaren
Ky është momenti kur Robert Duka, alias Albert Duka, mbërrin me monopatinë në bankën e nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë, në Tiranë.
Videoja e policisë zbardh gjithë dinamikën. Me të hyrë brenda ambienteve të bankës, 50-vjeçari mbyll derën dhe kërcënon me armë personelin. Një vajzë përpiqet të dalë, por dera është e kyçur.
Duka i vë rojes armën në kokë dhe drejtohet nga arka, ku sërish duke kërcënuar, kërkon paratë. Më pas merr sërish rojën dhe largohet.
Policia ka ndarë momentin e arrestimit dhe të sendeve të sekuestruara të 50-vjeçarit, veshjet dhe paratë.
-
Aksident i frikshëm në Kosovë, po bënin gara ilegale në autostradë, përplasen dy makina! Njëri shofer largohet nga vendngjarja
Dy automjete janë përplasur në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku dyshohet se po zhvillonin gara ilegale. Policia identifikoi të dy drejtuesit përmes pamjeve filmike, ndërsa njëri prej tyre ishte larguar nga vendngjarja.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 9 nëntor 1995/ 34 mijë familje pa ndriçim në Tiranë në prag të dimrit,PS akuzon PD në pushtet: Netët pa drita
Sot mund të tingëlloj gati e paimagjinueshme ose si një problematikë e tejkaluar por në fillimin e nëntorit të vitit 1995-të në prag edhe të dimrit ndriçimi dhe netët pa drita ishin shqetësuese edhe në Tiranë. Gazeta Zëri i Popullit botim i Partisë Socialiste në opozitë në numrin e datës 9 nëntor 1995 shkruan: “Tiranë, 34 mijë familje pa ndriçim”. PS akuzon PD-në në pushtet se merret me gjyqe kundër genocidit në vend që të merret me dritat në prag të dimrit. Ndërkaq në Gazetën Shqiptare dhe në gazetën Koha Jonë si materiale kryesore ishin zhvillimet që vinin nga Gjykata e Kasacionit që në atë periudhë ishte gjykata më e lartë në Shqipëri.
-
Alpet Shqiptare jehojnë nga 'Vallja e Rugovës', nxënësit e Tropojës sjellin urimin për shqiptarët për festat kombëtare të Nëntorit
Nxënësit e gjimnazit “Asim Vokshi” në Bajram Curri kanë realizuar një video-kartolinë mes bukurive të Luginës së Valbonës, ku të veshur me kostumet tradicionale të Tropojës kërcejnë nën ritmet e “Valles së Rugovës”, interpretuar nga Gëzim Nika.
-
Sulmoi me gurë e kapsolla policinë pranë Kryeministrisë, ky është protestuesi i maskuar që u gjobit me 500 mijë lekë të reja
Gjoba e parë prej 500 mijë lekësh të reja që prej hyrjes në fuqi të paketës antidhunë është vendosur ndaj këtij të riu me xhup të bardhë, maskë të zezë dhe doreza, i cili gjatë protestës së të shtunës kreu veprime të dhunshme pranë Kryeministrisë.
-
Pamje me dron ora 17:00/ Protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja
Pamje me dron ora 17:00
-
Përplasje në protestë, militanti demokrat sulmon qytetarin pas thirrjes ‘Berisha në burg’! E godet fizikisht dhe e ofendon
Një qytetar u përplas me militantët demokratë te Ministria e Arsimit, pasi thirri “Rama në burg, Berisha në burg”. Përplasja zgjati disa minuta dhe një prej tyre e goditi edhe fizikisht.
-
Protesta te Ministria e Arsimit, Report Tv sjell pamjet me dron
Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta te Ministria e Arsimit.
Deri më tani nuk ka raportime për akte dhune, përveçse një përplasje kur militantët e PD-së iu bashkuan protestës.
-
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD: Nuk përfaqësoni studentët
Tensione janë shënuar te protesta para Ministrisë së Arsimit, pas ardhjes së militantëve të PD-së.
"Nuk përfaqësoni studentët", tha një protestues.
-
Fundi i diktatorëve’, pankarta në protestë, emri i Ramës krah Huseinit, Gadafit dhe Asadit
Në protestën e PD-së para Kryeministrisë u shfaqën dy pankarta kundër Edi Ramës. Në të parën, me mbishkrimin “Fundi i diktatorëve = Liri”, renditen emrat e Sadam Huseinit, Muamar Gadafit dhe Bashar al-Asadit.
Emri i kryeministrit është vendosur në fund të listës, pranë një laku të vizatuar, me shënimin “Rama E. – Oct. 2026”. Krahas emrave të tjerë janë shënuar dhjetori 2006, kur u ekzekutua Huseini, tetori 2011, kur u vra Gadafi, dhe dhjetori 2024, kur ra regjimi i Asadit.
-
Fraksioni i dosjes ‘Veliaj’, Ardit Gjebrea thirret në SPAK si person në dijeni
Moderatori Ardit Gjebrea është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion këtë të premte.Ende nuk dihet arsyeja.
-
Ambasadori amerikan Eric Wendt shpall 3 prioritetet në Tiranë: Forcim i mbrojtjes, bashkëpunim ekonomik dhe luftë krimit! Vlerësim për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit
Një proces vlerësimi do të përcaktojë hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe Tiranës. Në një mesazh drejtuar shqiptarëve, ambasadori i ri amerikan Eric Wendt prezantoi tri prioritetet e tij, forcimin e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve si dhe luftën kundër krimit transnacional.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 6 nëntor 1997/ Deputetët e PS i thonë JO rregullores së hekurt që i ndalonte të votonin kundër vendimeve të partisë
Deputetët e grupit parlamentar të PS i thanë JO një rregulloreje të hekurt të propozuar nga drejtuesit e lartë të parties në fillimin e nëntorit 1997. Sipas kësaj rregulloreje deputetët detyroheshin që në bllok të mos votonin asnjëherë kundër vendimeve të partisë. Në partinë që sapo kishte ardhur në pushtet kishte pasur dy ditë me polemika të zjarrta dhe këto zhvillime pasqyroheshin në numrin e datës 6 nëntor 1997-të në shtypin e shkruar. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan: “ PS,disiplina heq dorë” duke cituar edhe Gramoz Ruçin që thoshte se po t’i kishte bërë ai këto propozime do e quanin diktator. Ndërsa po për të njëjtin zhvillim në Koha Jonë titulli ishte ky: “ PS, jo rregullores së hekurt”.
-
Jo shumë ‘origjinale’! Ja nga i kopjuan protestuesit shqiptarë ‘koreografitë’ para policisë
Një video nga protestat në Paris tregon protestuesit, të rreshtuar përpara policisë që nuk lëviz asnjë muskul, teksa kërcejnë para atyre e u dërgojnë puthje me dorë. Lëvizjet i shoqërojnë edhe me këngë.
-
Dalin pamjet, si banda e Klodian Lekocajt sulmonte me granata dore bizneset në Greqi! Gjithçka orkestrohej nga burgu
Në një prej lokaleve, shihet si autorët kalojnë përpara një lokali, hedhin një granatë dore brenda ambienteve, ku ndodheshin klientë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.Grupi vendoste gjoba ndaj bizneseve, të cilët ishin të detyruar të paguanin ose do të përfundonin të hedhur në erë.
-
Elbasan/ Një ditë pas shpërthimit tragjik, vijon puna në pallatin e shkatërruar! Rrobat dhe sendet personale të banorëve nxirren me vinç
Një ditë pas shpërthimit tragjik në pallatin 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan 10 të tjerë, në vendngjarje vijon puna për të ndihmuar banorët të marrin sendet e tyre personale nga apartamentet e dëmtuara.
-
VIDEO/ Të bllokuar në mal, Njësia Alpine simulon shpëtimin e një personi në Shkodër! Hita: 10 operacione kërkim-shpëtimi gjatë verës
Kreu i Policisë së Shtetit u ndal te përgatitjet për sezonin e dimrit, duke nënvizuar se Policia Alpine duhet të jetë e gatshme për ndërhyrje jo vetëm në zonat malore, por edhe në raste përmbytjesh dhe emergjencash të tjera që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 5 nëntor 1997/ PD akuzon Nanon për inferioritet në takimin me Millosheviçin,reagon Rugova:Të na pyesin edhe ne
Reagimet ishin të shumta që të nesërmen e takimit Nano-Millosheviç mbajtur në Kretë në fillim të nëntorit të vitit 1997-të në samitin e liderëve të Ballkanit. Partia Demokratike në opozitë akuzonte Nanon për inferioritet dhe papërgjegjshmëri dhe titulli kryesor në gazetën RD për numrin e datës 5 nëntor 1997-të ishte ky: “ Nano- xholi i Millosheviçit” .Reagimet e para i pasqyronte edhe Gazeta Shqiptare që shkruan: Nano-Millosheviç në Kretë: Kosova s’ndihet mirë” ndërsa vet kryeministri në një shkrim që botohej në Zërin e Popullit shpjegonte çfarë diskutoi dhe çfarë i kërkoi presidentit të Jugosllavisë.
-
Shoqërimi i aktivistëve Goxhaj e Likaj, protestuesit shkojnë te Drejtoria e Policisë
Pas shoqërimit të Dritan Goxhajt dhe Edison Likës nga efektivët, protestuesit marshuan te Drejtoria e Policisë.
-
Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin
Siç shihet në pamje, disa kate të ndërtesës janë shembur dhe kanë përfunduar mbi katet e tjera, ndërsa apartamenti ku dyshohet se nisi shpërthimi është dëmtuar rëndë, me mure të rrënuara dhe pjesë të brendshme të ekspozuara.
-
Pallati i djegur në Elbasan/ Në flakë dhe e shembur, Report Tv siguron pamjet e pjesës së pasme të ndërtesës
Kjo është pjesa e pasme e pallatit që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Elbasan, pas një shpërthimi. Këto janë pamjet ekskluzive që Report Tv ka siguruar.
Pjesa më e madhe e ndërtesës është shembur, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët.