Anjeza Shatku

Anjeza Shatku ka lindur më 16 gusht 1980 në qytetin e Peshkopisë, ku ka kryer studimet parauniversitare. Me pasion për këngën dhe prezantimin, merr pjesë në të gjitha aktivitetet kulturore të organizuara nga shkolla. Ne vitin 1999 nis studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Përgjatë katër viteve studimore punon paralelisht si redaktore letrare dhe gazetare e jashtme në disa prej gazetave të kohës. Dëshira për të zbuluar kulturën, gjuhën, historinë e vendit fqinj, Italisë, bëhet shtysa kryesore që ajo të nisë studimet në Universitetin e Xhenovës, Fakulteti i Shkencave Politike në vitin 2003, fill pas diplomimit në Tiranë. Xhenova do të bëhet për të shtëpia e dytë mikpritëse, pas Tiranës.

Mirëdita Mësuese
  • Mirëdita Mësuese Mësimi 5

    Në këtë pjesë të pestë të “Mirëdita Mësuese” ju do të keni mundësinë të njiheni më mirë me saktësinë e dy fjalëve të dashura për të gjithë ne, Shqipëri dhe shqiptar. Ku gabojmë në shkrimin dhe shqiptimin e tyre? Shprehjet e përditshme, gjithashtu trajtohen me kujdes nga mësuese Anjeza. Format e sakta të përemrave vetorë dhe përdorimi me vend i parafjalëve të rasës emërore do të jenë ndalesa tjetër e kësaj pjese. E në fund mësuesja jonë do të përpiqet të na e bëjë më të lehtë kuptimin dhe përdorimin e fjalëve shqipe, herë-herë të munguara në të folmen tonë e të harruara paksa. “Kontestoj”, “deçiziv”, “definitiv”, “definitivisht”, “talent” dhe “çast” janë të përzgjedhurat për sot.

  • Mirëdita Mësuese Mësimi 4

    Në pjesën e katërt të “Mirëdita mësuese”, mësuese Anjeza Shatku ka trajtuar mënyrën se si formohen antonimet. Shpeshherë bëjmë gabime në vendosjen e shkronjave ç, zh apo sh të cilat shërbejnë për të formuar këto antonime, ndaj mësuese Anjeza tregon se përpara kujt fjalëve vendosen ato. Në gjuhën shqipe zë një përdorim të gjerë edhe viza lidhëse, por se kur duhet të përdoret ajo na e tregon mësuese Anjeza. Sa i përket huazimeve, mësuese Anjeza tregon gjegjëset në shqip të fjalëve "influencoj", “akord”si dhe përdorimet e tyre në gjuhën shqipe.

  • Mirëdita Mësuese Mësimi 3

    Në pjesën e tretë të "Mirëdita Mësuese", mësuese Anjeza ka trajtuar numërorët, të cilët si pjesë e ligjëratës marrin gjininë dhe numrin e emrit që tregojnë, por sa të saktë jemi gjatë përdorimi të tyre në numrn shumës? Rregullat na i tregon mësuese Anjeza Shatku e cila tregon gjithashtu edhe emrat në gjuhën shqipe që formohen nga mbiemrat. Diçka që e ngatërrojmë shpesh është edhe përdorimi i nyjes “të” dhe “së”, dallimin midis të cilave, si dhe përdorimin e drejtë të tyre na i tregon mësuese Anjeza. Në këtë mësim të tretë mësojmë gjithashtu edhe lakimin e përemrave vetorë të numrit shumës “ne” dhe “ju” si dhe përdorimin e trajtave të shkurtra të përemrit vetor. Sa i përket huazimeve, mësuese Anjeza tregon gjegjëset në shqip të fjalës "prezenca" dhe përdorimet e saj në gjuhën shqipe.

  • Mirëdita Mësuese / Mësimi 2

    Në pjesën e dytë të "Mirëdita Mësuese", fjalët e zgjedhura nga mësuese Anjeza Shatku janë "i, e gjelbër" dhe "mrekulli", që të dyja të hasura shpesh në komunikimin e përditshëm. Mësuese Anjeza na tregon gabimet më të shpeshta në shqiptim dhe shkrim, duke treguar edhe trajtat e sakta të përdorimit. Sa i përket huazimeve, mësuese Anjeza tregon gjegjëset në shqip të fjalëve "risk", "angazhim", "insistoj", "primar", "sekondar", "abuzim"

  • Mirëdita Mësuese / Mësimi 1

    Në pjesën e parë të "Mirëdita Mësuese", mësuese Anjeza Shatku trajton fjalët "vete" dhe "faleminderit". Dy fjalë që të gjithë i hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Por sa saktë i shkruajmë ato? Mësuese Anjeza na tregon trajtat e sakta të përdorimit të këtyre fjalëve, por edhe rregullimin e gabimeve më të shpeshta që bëjmë në shqiptimin apo shkrimin e tyre. Sa i përket huazimeve, mësuese Anjeza tregon gjegjëset në shqip të fjalëve "alternativë", "i paprecedent" dhe "konfuz"

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv