Horoskopi për datën 23 Tetor 2018
-
Dashi
21/3 - 20/4Marrja e një roli drejtues do ju vijë natyrshëm, për shkak se ju prireni të jeni disi autoritar. Kjo e martë favorizon një klimë paqësore dhe mjaft të favorshme, ku sforcimet do të jenë minimale.
-
Demi
21/4 - 21/5Vlerësoni më së miri të gjitha ndryshimet e pësuara gjatë këtyre ditëve. Do të reflektoni thellësisht dhe kjo gjë do ju lejojë që të mos bini pre e provokimeve të tepërta.
-
Binjakët
22/5 - 21/6Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë protagonistë, për shkak të një periudhe të mbushur me shumë të reja interesante, si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Takimet janë mjaft të favorshme.
-
Gaforrja
22/6 - 22/7Mos u përfshini nga paniku, për shkak të zërave që qarkullojnë, pasi në këtë moment nuk mund ti lejoni vetes që të bini në grackën e personave ziliqarë për suksesin tuaj profesional. Në dashuri parashikohet një mbrëmjen e rëndësishme për të sqaruar një keqkuptim.
-
Luani
23/7 - 22/8Shfrytëzoni më mirë fuqinë tuaj për të mbyllur të gjitha çështjet që gjatë javëve të fundit ju kanë tensionuar. Mbrëmja është mjaft e rëndësishme për të rigjetur qetësinë dhe për të gjetur bashkëpunimin dhe harmoninë në çift.
-
Virgjëresha
23/8 - 22/9Në vendin e punës duhet të jeni shumë të përqendruar, pasi gjatë kësaj të marte do të përballeni në një diskutim mjaft të komplikuar sa i takon realizimit të një projekti të ri. Takime mjaft interesante parashikohen gjatë pasdites.
-
Peshorja
23/9 - 22/10Kjo e martë është mjaft e rëndësishme për të bërë paqe me gjithë ata persona, të cilët gjatë javëve të fundit ju kanë tensionuar. Dialogu është mjaft i favorshëm, ndaj mund të gjeni një kompromis të vlefshëm.
-
Akrepi
23/10 - 21/11Dita do të sjellë mundësi të shumta, për të mbyllur negociata me vlerë. Ky është momenti i duhur për të rifituar siguri nga pikëpamja sentimentale, ku jeni përfshirë në një lidhje të turbullt.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12Nga pikëpamja sentimentale parashikohen zhvillime mjaft interesante, pasi gjatë muajve të fundit keni pësuar zhgënjime të mëdha, shkruan noa.al. Bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi në vendin e punës. Këshillohet që të mos jeni shumë kokëfortë.
-
Bricjapi
23/12 - 20/1Duhet të tregoheni më të zgjuar dhe më të matur lidhur me bashkëpunëtorët tuaj, sidomos nëse ata do të shfaqen shumë kokëfortë dhe aspak tolerantë. Në këtë moment është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht, në mënyrë që të arrini zgjidhje interesante të cilat do ju lejojnë arritjen e objektivave tuaja.
-
Ujori
21/1 - 20/2Parashikohet një javë mjaft e ngjeshur dhe impenjative, sa i takon sferës profesionale. Këshillohet që të jeni më kurajoz dhe intuitiv dhe kjo gjë do ju bëjë të pazëvendësueshëm në realizimin e një projekti të ri.
-
Peshqit
21/2 - 19/3Do të shfaqni një sjellje mjaft pozitive, sa i takon sferës së ndjenjave dhe kjo gjë edhe në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit me partnerin/en. Gjatë javëve të fundit e keni lënë familjen pas dore, ndaj ka ardhur momenti që të rikuperoni.