Përplasje me armë zjarri në ish-bllok, një i vdekur dhe tre të plagosur (Zhvillimet)

Ora 21:50 (4 tetor)  – Të shtëna me armë brenda lokalit “Monopol”, një i varë 3 të plagosur

Mbrëmjen e 4 tetorit në orën 21:50 në zonën e ish-bllokut përballë ish-vilës së Enver Hoxhës dëgjohen të shtëna me armë zjarri. Ngjarja brenda lokalit ‘Monopol’ të Redi Popescut, një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. 

Viktimë mbeti Fabjol Gaxha ndërsa u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato të cilët u dërguan në spitalin e Traumës. I plagosuri i tretë i cili u dërgua në një spital privat, mbetet i paidentifikuar.

(4 tetor) Dëshmitarë në vendin e ngjarjes tregojnë se një person iu afrua tavolinës ku ishin ulur Ervis Martinaj së bashku me truprojën e tij Fabiol Gaxha dhe ka filluar të qëllojë. Fabjol Gaxha ka ndërhyrë duke shpëtuar Ervis Martianjn, duke marrë një plumb në kokë dhe ka mbetur i vdekur. Ndërsa Ervis Martinaj dhe Eljon Hato u plagosen nga të shtënat e tjera. 

Ora 23:00 (4 tetor) - Spitali i Traumës rrethohet nga forcat RENEA me autoblinda

Që rreth orës 23:00 (4 tetor) forcat speciale RENEA janë stacionuar me autoblinda në Spitalin e Traumës në Laprakë atje ku ndodhen dy të plagosurit e atentatit.  

 

 

Ora 08:30 (5 Tetor) –  Sipas burimeve nga policia në kërkim si të përfshirë me ngjarjen janë shpallur tre persona Ervin Mata 31 vjeç, nga Tirana, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata.

 

Ora 09:00  (5 Tetor) –  Report TV mëson nga burime se shkak për ngjarjen ka qenë ngacmimi që viktima i ka bërë këngëtares së njohur Elvana Gjata e cila ndodhej në ambientet e lokalit ku ndodhi masakra.

 Nga ky moment situata përshkallëzohet dhe dy grupet që ndodheshin në lokal konfliktohen fillimisht fizikisht dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit.

(5 tetor) Sipas burimeve rezulton se Merviol Bilo eshte xhenier ne forcat speciale të Zall Herrit, por në kohë të lirë, punonte si badigard i Elvana Gjatës. Sipas rregullores ai e kishte dorëzuar armën e tij të punës në mbarim të orarit zyrtar, kështu arma me te cilën mund te ketë qëlluar, mund të jetë tjetër. Bilo ka qenë 3 herë në misione në Afganistan dhe ka kaluar të gjitha testet profesionale me rezultate maksimale. Siç bëjnë me dije shumë komponentë të forcave të rendit, kur jane jashtë shërbimit, punojnë si bodigard, pasi ligji aktual nuk e pengon.
 

(5 tetor) Nga dyshimet paraprake sherri nisi kur Ervis Martinaj pas një ngacmimit të Elvana Gjatës, në mbrojte të së cilës ndërhyri i dashuri i saj Ervin Mata dhe bodigardi Merviol Bilo. Ky moment provokoi reagimin e personave të tjerë mes te cilëve bodigardi i Ervin Martinajt, Fabjol Gaxha, i cili mbeti i vrarë.

 Ora 18:20 (5 tetor) - Ja kush i dashuri i Elvana Gjatës, në kërkim nga policia

Personi në foto është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Siç raportoi më herët gazetari Artan Hoxha edhe vetë këngëtarja Elvana Gjata ashtu si i dashuri biznesmen kanë qenë mbrëmë në lokalin ku ndodhi sherri që përfundoi me një të vdekur e 3 të plagosur.

 

Ora 16:00  (5 tetor) - Gazetari Artan Hoxha: U prish balanca e qetësisë, në Tiranë do vijojë seriali

Efektivi komando Merviol Bilo, që vrau mbrëmjen e 4 tetorit truprojën e Ervis Martinajt sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha është pjesë e ‘beretave të kuqe’, njësisë elitë. Bilo, sapo ka konstatuar se Gaxha ka armë, ka hapur zjarr ndaj tij. Por, një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen. Gjithashtu Hoxha theksoi se këta lloj njerëzish ‘beretat e kuqe’ nuk duhet të lihen rrugëve. Vrasja e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 nga ‘Beretat e kuqe’ tronditi botën.

Hoxha parashikon se ngjarja e 3 tetorit në ish-Bllok është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas. ‘Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është prishur’ tha ai.

Ora 21:30 (5 tetor) - Tentoi të arratiset në Greqi, arrestohet shoku i komandos që vrau truprojën e Martinajt 

Arrestohet shoku i komandos që akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri Fabjol Gaxhën në ish-Bllok në Tiranë. Ai është Geldo Hoti 37-vjeç dhe është arrestuar mbrëmjen e 5 tetorit rreth orës 20:00 në Kakavijë në tentativë për t’u arratisur në Greqi. Ai është pyetur se cili është qëllimi i daljes, por nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, hezitimi ngriti dyshime, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishte në kërkim.

Ora 21:30 (5 tetor) -  Avokati i Ervis Martinajt në "Repolitix": Ai s’mban armë, hyri për të shuar sherrin.

Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini u shpreh në REPOLITIX se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa sqaron se ai është futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos dhe Fabjol Gaxhajt. Sipas avokatit, Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit Monopol, Popescu kur ka nisur sherri. Ai tha se Martinaj ka njohje me Ervin Matën, ndërsa nuk ka pasur armë me vete. 

Ora 12:30 (6 tetor) - Geldo Hoti dyshohet se ka qëlluar me armë në vrasjen e ish-bllokut

Të dhëna të tjera zbulohen për vrasjen që ndodhi në ish-bllok, dy ditë më parë. Policia njofton se i arrestuari Geldo Hoti, që tentoi dje të largohej drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Kakavijes, është i përfshirë në këtë ngjarje. Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo, që është i dyshuari kryesor për këtë vrasje. Në njoftim thuhet se Geldo Hoti, ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon, Merviol Bilo. Dyshohet thotë policia, se Hoti ka qëlluar me armë në momentin kur ka nisur përplasja. Ai u arrestua pasditen e 5 tetorit në Kakavije.

Ora 13:00 (6 tetor) -  Prokuroria në ‘sitë’ tabulatet telefonike të të kërkuarve

Prokuroria e Tiranës kërkon nga kompanitë celulare të dhëna për numrat celularë dhe tabulatet, që mbrëmjen e 4 tetorit kanë qenë në zonën e ish-Bllokut para dhe pas momentit të shkëmbimit të zjarrit ku pati një viktimë dhe tre të plagosur. Nga hetimet e Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e këtij krimi rezulton se Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabiol Alushi prej momentin të largimit nga vendngjarja i kanë të fikur celualrët dhe prej dy ditësh ata janë persona në kërkim. Ndërsa dy personat e plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën është marrë në pyetje vetëm Ervis Martinaj, ndërsa Eljon Hota, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë akoma jo.

Ora 15:28 (6 tetor) -  Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinajn 
Prokuroria ka marrë në pyetje në spital Ervis Martinajn, biznesmenin e basteve që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bllokut në Tiranë. Edhe pse ende në ambientet e spitalit privat, Prokuroria ka marrë dëshminë e Martinajt, i cili ka mbetur i plagosur. Burime për ‘Report Tv’ nga Prokuroria bën me dije se Akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn dhe për Eljon Hatën, mikun e tij, i cili gjithashtu ndodhet në spital në gjendje kritike.

(06/10/2018)