16-vjeçarja shqiptare shpallet sportistja më e mirë e Europës, mediat greke: Përgjigje për thirrjet raciste

16-vjeçarja shqiptare shpallet sportistja më e mirë e Europës, mediat greke: Përgjigje për thirrjet raciste

Elina Xhengo

Atletja shqiptare Elina Jengo u shpall sportistja më e mirë e Europës për muajin tetor në sondazhin mujor të kryer nga EAA.

Gjatë sondazhit, Xhengo mblodhi 3,470 vota, e ndjekur nga ukrainasi Jaroslav Mavukiç me 3,150 vota dhe bullgarja Aleksandra Nacheva me 2,731 vota.

Elina Xhengo, sportistja më e mirë e Europës

Më 19 tetor, 16-vjeçarja shqiptare fitoi medaljen e artë në shtizën me një goditje që arriti 63.34 metra duke vendosur një rekord të ri në sportin e hedhjes së shtizës.

Xhengo është me origjinë nga Korça por është lindur dhe rritur në Halkidiki, ndërsa vetëm para gjashtë muajsh është pajisur me pasaportën greke.

Mediat greke që kanë pasqyruar arritjen e shqiptares që jeton prej vitesh në Greqi, kanë shkruar se kjo është një përgjigje për të gjithë zërat nacionalistë dhe racistë që vijnë nga të dyja anët e kufirit sidomos pas vrasjes së Kaçifas. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 11/11/2018 16:00

    Dhe mbiemrin ja kan degjeneruar Grekët Xhengo ## Tzengko..???

    Përgjigju
    • Andreas: 12/11/2018 10:34

      Pa na thuaj o popull, si duhet ta shkruanin mbiemrin greket sipas teje? Kjo perveç faktit qe ne gjithe boten, po e lexonin te shkruar ne shqip kete mbiemer, do tu dukej sikur kishin te benin me nje kineze, sepse minimumi Xhengo ne 99% te gjuheve te botes do te shqiptohej Ks"H"engo. Po per emrin Elina qe e ka zgjedhur vete familja ke ndonje verrejtje? E di çfare do te thote?

    • Oku: 12/11/2018 06:08

      Se mos vetem mbiemrin, Greket cdo gje qe zbulojne (nga te tjeret qe e kane zbuluar me pare) shkence, histori, kulture e perkthejne , e bejne te tyre dhe ja shesin femijeve ne shkolla e libra si te tyren. Te rriturve gjithashtu. Keshtu kane bere edhe me kulturen e lashte. Uzurpo kultura te te tjerve dhe beji tenden. Zhduk ku te mundesh gjurme te egzistojne qe vetem Greku te ngeli ne tepsi. Deri te Kina lashte po fusnin tyrinjte e tyre genjeshtar por ja mblodhen pasi Kinezet jane kilometra para grekeve per lashtesi. Njerzimin e mashtruan ne shekuj tani duhet mashtrojne edhe per Dragojte apo Dinozuar Aziatik apo gjurme greke ne Kine LMAO! :) Gjithsesi, vajzes suksese pasi suksesi i saj eshte dhe i yni.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”