​Luan Rama merr certefikatën
“Veteran Luftëtar i UÇK-së”

​Luan Rama merr certefikatën<br />“Veteran Luftëtar i UÇK-së”
Zv.kryetarit të LSi-së Luan Ramës i është akorduar certefikata si “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".
 
Certefikata e postuar në Facebook nga Rama, mban datën e 2 qershorit të vitit të kaluar, por siç shpjegon ai, sot ja ka sjellë miku i tij prej vitit 1992 “Hasimi”, emri i luftës i Sadik Halitjahës.
 
Rama shpreh mirënjohje dhe nderim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, pa sakrificat e të cilëve nuk do të kishim sot Kosovën e lirë.
 
Statusi në Facebook i Luan Ramës
Kosova, "gjaku im që nuk falet" siç e quan poeti, më ka bërë një nder të madh e të veçantë; më ka akorduar çertifikatën "Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", të cilën ma solli miku im që prej vitit 1992, "Hasimi", emri i luftës i Sadik Halitjahës!
 
Mirënjohje e nderim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, pa gjakun, sakrificat, privacionet e luftën e së cilës, nuk do ta kishim sot Kosovën e lirë e të pavarur!
 
certefikata e rames
Certefikata e akorduar për Luan Ramën

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale