Abuzimi me pronat-përgjimet/ Gjevi Ndoka urdhër punonjësit të Hipotekës: Pjesën e Ronës kape krejt

Nga dosja e Prokurorisë që ka sjellë për herë të parë ekskluzivisht Report Tv zbradhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që dekalrohen si pronarë të kësaj zone.

Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipptekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

DYSHIMET E PARA TE PROKURORISE
Ndoka etj., ku dyshimet kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj.

Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje me narkotikët, personat sa më sipër (por jo vetëm), kanë rezultuar të kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje te zyrtarët, korrupsion etj. Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë. Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj.

Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara).

Bashkëpunimi në këtë veprimtari kriminale (e gjitha kjo në kuadër të grupit të strukturuar kriminal) vijon që me përcaktimin e parcelës e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve (që nga origjina e pronës deri te certifikata e pronëssisë) dhe më pas në aktin final, përfitimin në mënyrë të parregullt të këtyre sipërfaqeve të tokës, ku shpeshherë përfituesi final është vetë Gjevi Ndoka, lidhjet e tij shoqërore dhe familjarët e tij.

BISEDAT E GJEVI NDOKES
Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit ...760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:
Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën...118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber... Ban një filmim.
+197: 118 numri i pasurisë?
Gjevi Ndoka: Nr. i pasurisë.
+197: Ok.Gjevi Ndoka: 1018 se harrova...
+197: Nuk ka, është shtet, është sot kullotë! A ta shoh si sipërfaqe?
Gjevi Ndoka: Ta kam çu hartën në “viber” dhe shif 2513-ën...??!!
+197: Kush e ka apo çaaa...??Gjevi Ndoka: Si ashtë...., a është shtet, ... a kush e ka, si është...??
+197: ...Aaaa ok....
Gjevi Ndoka: ...Nuk kuptova, ...mirëmëngjesi..!
+777: ...Hë se shkova e i verifikova “ato” dhe 90% jashë ashtu sikurse the ti,... janë nja dy-tre lëvizje të vogla por pa “dëme”...!
Gjevi Ndoka: ...I kam verifiku..., janë 100% e mos e vrit menjen...!
+777: ...Po i verifikova unë i tash prapë, ... por ai Nikolla flet kështu sipas interesave...
Gjevi Ndoka: ...Rri, se e di ku e ka interesin ai...! E dyta, ...jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash... atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”...! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”...!
+777: ...Po takohena mbrapa e flasim...
Gjevi Ndoka: ...E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, ...e di unë të sigurt se prej kujt...!
+777: ...Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!
Gjevi Ndoka: ... edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”...!
+777: ... Po mirë, s’ka rëndësi...zgjidhe ti...!
Gjevi Ndoka: ... Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot... – se ky nuk flet për këtë rast. ... Se ne na duhet nji që të mos
foli...!
+777: ...Cili..., kyyyy...., ky kushërini jot...???
Gjevi Ndoka: ... Jo ky “tjetri”, ... Armando!
+777: ... Armando, ... ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k... boll...”!
Gjevi Ndoka: ... Na duhet “një k...” për kët punë...

Sipas transkriptimit të përgjimeve të numrave celularë në posedim nga Gjevi Ndoka dhe një personi i identifikuar me profesion topograf, lidhur me parcelën me nr. 540 rezulton:
+178: ... Në daç mbaje mend... në daç shënoje, ... nuk e kap “kjo që kam unë përpara”, ... e ka me më mxjerr hartën e 540-ës.
+760: ... 540-ën?
+178: ... 540-ën... i thuj “atij” se e merr vesht ai, ... e ke indeksin 4476...131 C.
Gjevi Ndoka: Po. 540-ën..., sonte a nxjerr gja... (i thotë dikujt) më jep një laps e një letër...
+178: ... S’ka problem... nesër nadia (mëngjes) ta kry gati, se punoj “këtu” unë!
Gjevi Ndoka: ...540...?!
+178: ... Po, është numri i pasurisë 540, është indeksi 4476, 131 C...
Gjevi Ndoka: ... Prit... prit nji sekond...indeksi...?
+178: ...4476, 131 C..., edhe se më duhet për nadia, se unë po punoj... i hapi punë vedit.
Gjevi Ndoka: ... Kjo do hartën e saj ëëëë...?!
+178: ... Duhet, se s’e kam, ... nuk e përfshin kjo këtu!

Nga transkriptimi i përgjimit ndërmjet numrit në posedim të Gjevi Ndokës dhe personave të tjerë, si përfitues i një sipërfaqe toke, note, topograf etj., rezulton:

Gjevi Ndoka: Si kalove? Dëgjo shokun tan, nesër 90% do më duhesh! Po të them unë me më ardh me më hedh një firmë! Po të them unë se më duhet një firmë e jotja... dhe po mujte më duhet edhe një certifikatë. Certifikatë familjare.
+310: Po mirë, se po e marr në Lezhë.
Gjevi Ndoka: Po mujte mirë, nesër o kur të dush, ... edhe pasnesër se ta ka ba gati te noteri për firmë!+310: Nesër.
Gjevi Ndoka: Mundohu të vish pas orës 11:00 nesër, dal e t’marr unë aty e të çoj te noteri ... dhe mbrapa del certifikata direkt në emër tand, e ço direkt në hipotekë.
Gjevi Ndoka: Zef, ...a je te puna?
+804: Jo jam te hipoteka, po shko tash aty se i them në telefon unë, ...e ka gati!
Gjevi Ndoka: Shiko ça ke me i thën, ... mos t’i thotë asnjë gjë, vetëm të firmosin e të iki në punë të vetë ajo!
+804: Po do vij me gjithë gru ai...?!
Gjevi Ndoka: Po do firmosi Maksi, njëherë or burrë, ...edhe mos i thuj gjë asaj...! i thuj...: ...me atë tjetrën merrem unë...! Veç ta hudhi firmën, a kupton? A po ma sjellë ti?
+804: Jo, tani jam te hipoteka e vonoj 5 minuta! Të vijë më vonë...
Gjevi Ndoka: Po ka ardh prej Shkodre or burrë...!
+804: Po mirë të shkoj, ...tash në telefon po ia sugjeroj asaj...
Gjevi Ndoka: Po mirë, ... po i thuj vetëm të firmosi mos të japi shpjegime, ... qëndro te hipoteka, kaq.
+804: Po jo mo se, ... ashtu i them unë i them hajt...!
Gjevi Ndoka: Po kam fol unë me të mor vëlla, ... veç të hedhi atë firmë! O Maksi “ky”?
+804: Po e kuptoj, e kuptoj. E si e ka emrin e babës kjo...?
Gjevi Ndoka: Pyete vetë, ...është nusja e një shokut tonë..., i ka vdek i shoqi.
Gjevi Ndoka: ...Heeej se harrova..., a kanë mbaru punë ata atje “lart”, a jo...? Ata sipër punës tane, or burrë?
+880: ...jo, tu ec janë..., jo!
+760: ...Hëëë s’kan mund ta bëjnë...! Ai i hartës, po ...i hartës po.
+880: ...Ok, mirë po të mora vesh, ...thashë se mos ka mbaru puna...!
Gjevi Ndoka: ...Po jo mo zemër! Na duhet diçka, na duhet një konfirmim..., po hajt se flasim nga afër...!
+880: ...Hajt se do e firmosësh ti, ...2 minuta!
Gjevi Ndoka: ...Takohena mbrapa.

SHTETESIMI NGA ZBULIMI i ABUZIMEVE
Nga transkriptimi i përgjimeve (si më poshtë) rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë ardhur në dijeni të një rasti tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:
Gjevi Ndoka: ...Ku je, ...a je me njerëz a vetëm?
068...070: ...Fol...? Është me këtë “Drejtorin”...!!!...
Gjevi Ndoka: ... Ça problemi vëlla...!
+070: ...S’di pra gja, ...kush i ka pru letrat...!
Gjevi Ndoka: ...Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku...!...
+070: ...S’e di jo, s’e kuptoj...!
Gjevi Ndoka: ...Na doli lojë me ta, or burrë, ...a e di si asht ajo kontrata atëhere...!!! Si do bajm...?! Na dol lojë kjo punë, ... si do manovrojmë...?!
+070: ...Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!
Gjevi Ndoka: ...Po jooo, ... mos i thuj asnji punë, ...mos i thuj gjë për të!
+070: ...Po i them... kanë ken në emër të atij mor, ...Zefit !!??
Gjevi Ndoka: ...Jo, jo fare, se na qet lojë!
+070: ...Po s’ke ça, ...s’ke ça... se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë
Gjevi Ndoka: ...Si i ka kopjet...?!
+070: ...Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, ...ky Drejtori!
Gjevi Ndoka: ...Ça kopjesh ka?!
+070: ...Krejt mor, ...ça kanë ashtuuu...!

Gjevi Ndoka: ...Kush ia ka dhanë?!
+070: ...Nuk e di. S’e di..., ... i tash e mora vesh edhe unë!
Gjevi Ndoka: ...Mos na sill në “skenë” njëherë, ...mbaje një herë nji ashtu...!!!
+070: ...Duhet me thonë ... “s’di gja”...!
Gjevi Ndoka: ...Po, ... ta shohim, mos ka ba “ndonjë gabim harte” – i thuj.
+070: ... Jo mor burrë, ... se më pyeti mu dhe më tha... – “kush ia ka dhanë atij”?! ... Tashi unë s’po i them se s’e kam dhanë unë, ... se këtë e dinë!!!
Gjevi Ndoka: ...Po si do bajmë, praaaa...?!!!!
+070: ...I tash të dali, ... ka për t’më thanë.
Gjevi Ndoka: ...Pash kryet e robve, ... mos i thuj gja nji herë për mu, ... mos më qit mu...!!!
+070: ...Jo mor, ...s’di ça me i than mor...!?
Gjevi Ndoka: ...Mos ma nxjerr i herë! Pa s’di si me i thanë...?!!! Bobooo sa lojë na doli me kët punë!
+070: ...Duhet me i thanë se, “kjo” është në emër të Zefit, e me mujt me e mbyll nji ashtu!... jo tandin ... po i them, ... mund të jetë ba ndonjë gabim, se ka kenë prokura për tjetër gjo, e këshu asht përmend emri jot!
Gjevi Ndoka: ...Asht ba ndonjë gabim harte... – i thuj.
+070: ... Do t’i them se s’ka ken në emër tand, ka kenë në emër të Zefit!!! ... Se Zefi s’e merr që s’e merr vesh prej tij...!
Gjevi Ndoka: ...He ç’na qiti punë..., me të ik truni!
+070: ... Edhe 800 m2, ... atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala...! Po i them... - s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!
Gjevi Ndoka: ...Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”...!
+070: ... Mirë, po i them pra, ...se ashtuuuu...Zefi!
Gjevi Ndoka: ...Mos i thuj që folëm bashkë?!
+070: ...Jo, “s’ka lidhje me ty”...!
Gjevi Ndoka: ... Ma jep pak atë...që je me të...? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

BASHKEPUNETORET E NDOKAJVE
Nga provat rezulton se ndër të tjera, personat kanë bërë ndërhyrje në dokumentacionin e disa pasurive të paluajtshme, ndër to në pasuritë me nr. 1018, 2513, 540, 4476, 131 C indeksi etj.

Si bashkëpunëtorë të të dyshuarit Gjevi Ndoka punonjës në zyrat vendore Lezhë, deri më tani ndër të tjerë rezultojnë shtetasit: Eraldo Smaçi, Bledar Cara, Bled Ndoka (Shkodrani), Lule Zeneli. Ndërsa personat të cilët kanë përfituar sipërfaqe tokë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me Ligjin nr. 7051, datë 19.07.1991, të identifikuar deri më tani rezultojnë shtetasit: Kol Zef Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, Mimoza Ndoka, Paulin Simoni dhe Vasil Nika.

Gjevi Ndoka ka bërë të mundur të sigurojë akte të marrjes së tokës në pronësi në emër të shtetasve Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, të cilat mbajnë data fiktive për periudhën e përpilimit dhe lëshimit të dokumenteve dhe pasi kanë plotësuar praktikat përkatëse me dokumente të falsifikuara, me ndihmën e personave të tjerë punonjës në ZVRPP, kanë arritur të regjistrojnë pasuri në sipërfaqe të konsiderueshme në emër të tyre dhe personave të tjerë dhe më pas i kanë tjetërsuar, duke bërë shitje dhe blerje fiktive, pranë zyrave noteriale te noterët, shtetasi Emanuel Gjura dhe punonjësi i kësaj zyre shtetasi Zef Lazri etj.

SI PERVETESOHESHIN PRONAT
Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup i strukturuar kriminal i drejtuar nga shtetasi Gjevi Ndoka (alias Xhevahir) ka patur qëllim përvetësimin total të trojeve dhe pasurive të paluajtshme të shtrira në katër zona bregdetare të rrethit Lezhë: ishulli Shëngjin, ishulli Lezhë, mali i Shëngjinit dhe mali i Rrencit. Duke qenë se këto zona rezultojnë në kadastër me pak tokë bujqësore objekt të Ligjit nr. 7501, ky peson me anëtarët e këtij grupi kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha trojesh, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, pothuajse pjesën e malit shkëmbor dhe guror të Shëngjinit apo Rrencit, si dhe pyje.

Pas përfitimit të këtyre pronave naëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Dhurimi jo logjik nga dhuruesit të këtyre pasurive të paligjshme tek anëtarët e grupit është pasqyra më e qartë për të provuar përvetësimin masiv të këtyre pronave shtetërore në mënyrë të paligjshme.

Përveç qëllimit të thjeshtë të përvetësimit, këto prona përdoreshin edhe për të kryer shkëmbime me objekte të ndryshme të llojit apartamente banimi dhe duke qenë se këto pasuri të patundshme kishin një treg më të lartë shitjeje, shisnin më pas duke përvetësuar të ardhurat në vlera monetare kesh. Në ndonjë rast, sasi jo të konsideruara të mëdha toke, subjekti Gjevi Ndoka i përdorte edhe për t’u bërë favore personave me status të lartë publik.

“Pjesën e Ronës, kape krejt”
Qëllimi i kreut të këtij grupi kriminal subjektit Gjevi Ndoka, pasqyrohet qartë në dy transkriptet me nr. 15622 dhe nr. 15625, të datës 30.03.2017, ku subjekti Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet: “...Bled, a po m’i nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë...?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton: “...Shihe ranën nji aty ... Ça të jenë ... këtë e din vetë ti, ... pjesën e Ronës, kape krejt q...motrën”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anila: 23/10/2018 16:46

    po pse pa ndihmen e prokuroreve, gjyqtareve dhe policise kane arritur ti bejne te gjthe kto gjera? as qe bahet fjale. Kjo eshte te vjedhesh shtetin per tu bere dhurata prokuroreve me u mbyll ceshtjen. Pse nuk hetohen drejtuesit e ketyre organe se ska ndonje veshtiresi te madhe, sa ceshtje kane pasur te hapur keta persona dhe sa nga keto jane gjykyar e denuar. Keshtu del nga kush eshte perkrahur dhe cilet jane zyrtaret qe perfitonin favoret e thena ne vendim, se po te mos ishin keta qe i mbyllin dosjet do ishin denuar me kohe. Kshu denimi fillon dhe merr jete sic parashikon ligji. sepse duhen denuar dhe ata qe i kane lejuar ta zgjasin kete skene krimi, jo vetem ket qe kan arritur te jene po rol aktiv.

    Përgjigju
  • vlora: 23/10/2018 16:03

    o sniff je i madh per zotin. ta kapi sapunin se reres ja hengri mu.in.

    Përgjigju
  • sniff: 23/10/2018 14:46

    ma kap içik sapunin tani

    Përgjigju
  • Ali: 23/10/2018 13:01

    Po pergjimet e Cine Avdylit pse si nxirrni? Te marin vesh kopeja si fuksionon kjo qeveri

    Përgjigju
    • Nari nga Spitalla: 23/10/2018 21:15

      Ore z. Ali po dolen pergjimet perfshire ato ambjentale te cemerve te Shijakut del Kryebashkiaku Dako, del deputeti Cyrbja del ministri Bixhozci Klosi. Del e c'nuk del ore njeri!!!! Mos na krijo turbullira o te keqen baba Taku!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit

Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit