Një aksident tragjik është rregjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen 17 të qytetit të Durrësit ku dy gra, vjehrrë dhe nuse janë përplasur për vdekje nga një automjet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17  të qytetit, në rrugën e ish. Kënetës ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit tip "BMË" AA 835 BD me të cilin po udhëtonte duke përplasur dy këmbesoret të cilat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Bukurie Cufaj 56 vjece dhe nusja e djalit të saj Sabije Cufaj 38 vjece sapo kanë zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia janë përplasur nga një automjet tip "BMË" që drejtohej nga një 22 vjeçar.  Bëhet e ditur se policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit 22-vjeçar dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihet, por dyshimet paraprake të policisë për ngjarjen janë se automjeti ka qenë me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Dy gratë që humbën jetën

Rruga ku ka ndodhur aksidenti nuk ka ndriçim dhe nuk ka mbikalime dhe jo pak herë janë rregjistruar aksidente me pasoja të rënda.

Viktima

Automjeti që aksidentoi për vdekje këmbësorët