Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar në lidhje me vrasjet në Shkodër, nesër detajet

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar në lidhje me vrasjet në Shkodër, nesër detajet

Gazetari i ‘Report Tv’, Ergys Kavaja në një lidhje direkte është shprehur se Policia e Shtetit ka bërë disa shoqërime të personave të dyshuar në lidhje me vrasjet e fundit të ndodhura në Shkodër.

Sipas tij, ditën e nesërme Policia do të dalë në një deklaratë për shtyp ku edhe me shumë gjasa do të flasë edhe mbi detajet e hetimeve të kryera.

Në Shkodër në këto moment forcat RENEA janë larguar. Ditën e sotme policia ka hyrë në lagjet më problematike të qytetit Dobraç dhe Kiras. Disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës. Për të shoqëruarit do të ketë nesër detaje mbi informacionet. Prej shoqërimeve mendohet se mund të jenë zbardhur disa prej ngjarjeve kriminale të ndodhura.

Atmosfera? Në qytetet ka pasur një lloj pasigurie, para operacionit qytetarët kanë qënë më të frikësuar. Ndërsa operacioni është mirëpritur nga qytetarët . Besimi i shkodranëve është tek Policia e Shtetit. Ata ndjehen të pasigurt për shkak të vrasjeve dhe të humburve. Me sa mbaj mend ngjarja kanë ndodhur në vitin 2012-2013,  kohë kur edhe janë ekzekutuar shumë njerëz të cilët kanë pasur lidhje me krimin.

Ergys Kavaja, gazetar


Lajmi kryesor:

Vrasjet në Shkodër, RENEA sekuestron 4 makina të blinduara të familjeve Lici dhe Bajri, disa të shoqëruar (VIDEO+FOTO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)