Një 20-vjeccar në Korccë mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen 14. Joan Zuko shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura.

Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt, arsyet e të cilit s’dihen ende. Autori e ka ndjekur të riun, i cili nuk banonte në këtë lagje, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka kapur brenda pallatit dhe e ka vrarë me armë zjarri kallashnikov. Viktima ka pasur me vete edhe një thikë, e cila i është gjendur në dorë.

Pas vrasjes, autori është arratisur. Dyshohet se autori dhe Joan Zuko kanë qenë shokë pasi janë rritur bashkë. Për autorin raportohet të jetë person me precedent penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Policia e ka identifikuar dhe po vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe dhe janë blinduar të gjitha akset kombëtare që lidhin Korçën me qytetet e tjera duke përqendruar forca të shumta policie në rrugët kryesore.

Lajm në përditësim...

P.J/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27

    GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?