AKU bllokon 53 ton mish me salmonelë me origjinë nga Brazili

AKU bllokon 53 ton mish me salmonelë me origjinë nga Brazili

Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtari Ushqimit deklaron se ka identifikuar dhe bllokuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonelë typhimurium. Mishi me origjinë nga Brazili ishte destinuar për tregun shqiptar.

Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU njofton se ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e  të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët, sipas AKU nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

AKU deklaron se nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre.

AKU dhe MBZHR theksojnë se po kryhet investigim për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamaleoni: 24/05/2018 21:44

    Neveri indiniate urrejtje vetem percmim per politikat e qeverive nder vite me kete institucion... duhet te ishte i vetmi i cili nuk duhej perdorur per punesim militantesh...ne shqiperi po helmojme njeri tjetrin me cdo produkt ushqimor... jemi halja botes dhe e vetvetes... lum si ata qe i kane kthyer shpinen ketij palo shtet..kane te drejte serbet qe skemi aftesi shtetformuese...

    Përgjigju
    • Ermal: 25/05/2018 07:25

      Sepse cdo gje fillon nga individi. Nese ti si individ je aq bastard e kriminel sa sjell nje mish te tille ne vend e s'te vjen keq qe ate mish mund ta konsumojne edhe kusherinjte e tu (s'po them femijet se atyre mund t'ua zgjedhesh bio), atehere shteti ka me pak faj per kete krim. AKU e cdo institucion tjeter nuk eshte ne gjendje te kontrolloje cdo kontenier apo arke me mish nje per nje. Ndaj si per problemin me plehrat, per ndotjen akustike dhe mjedisore, rendin dhe qetesine, ashtu dhe per sigurine ushqimore çdo gje fillon tek individi. Nese ti si individ je pjese e problemit, atehere mos e kerko zgjidhjen nga instancat shteterore, ndryshimin beje vete.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë